Shkurt.ch
Azilkërkuesi kthen 16.500 franga në zyrën e gjësendeve të humbura
16 500 franga, të cilat i kishte tërhequr në bankë dhe i kishte ruajtur në një qese plastike, një burrë i moshuar donte të blinte një veturë këtë pranverë. Në tregun e veturave në Winterthur ai humbi paratë e kursyera. Por personi në fjalë ishte me fat. Një azilkërkues nga Eritreja gjeti paratë dhe i solli në zyrën e gjësendeve të humbura. Përveç shpërblimit, më pas azilkërkuesi fitoi edhe 500 franga. Kjo është raportuar nga «Sonntagszeitung», shkruan albinfo.ch.
Michael Loetscher, shes i zyrës së gjësendeve të humbura në Winterthur, tregon se shpesh ndodh që njerëz më të varfër dorëzojnë paratë e gjetura në zyrën e tyre. Shpesh, madje edhe kuletat bosh dorëzohen në zyrë. Megjithatë, ai ishte i habitur se sa njerëz të ndershëm ekzistojnë. Një sondazh i kryer nga “Sonntagszeitung” tregon se në zyrat zvicerane të gjësendeve të humbura pothuajse çdo muaj dorëzohen para të sasive të ndryshme. Shumica e këtyre janë shuma që variojnë nga njëzet në disa qindra franga.
Dy vjet më parë, një holandez 49-vjeçar gjeti 28 mijë euro në Zvicër.
Një punëtor në Luzern hasi 50,000 franga. Në stacionin e fundit të një tramvaj në Bazel, pak më shumë se tri vjet më parë, 144 mijë franga u gjetën në një qese. Falë njerëzve të ndershëm, paratë u kthyen pronarëve në të gjitha rastet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












