Sporte Luftarake
Boksieri Ukë “Wolf” Smajli rikthen medaljet e arta, shpallet Kampion i Zvicrës
Boksieri shqiptar, Ukë Smajli dy vjet pas pezullimit dhe lëndimit është rikthyer fuqishëm, duke u -shpall Kampion i Zvicrës për herë të 7-të, njofton Albinfo.ch.
Ukë “Wolf” Smajli nga klubi NAB Frenkendorf e fitoi kundërshtarin e tij, Georgi Krilov Svechev nga BC Locarno, në kategorinë Elite Männer deri në 81 kg me rezultat 0:5.
Në një prononcim Ekskluziv për albinfo.ch, boksieri shqiptar me banim në Cyrih shprehet krenar me rezultatin e arritur të dielën e shkuar, në Locarno në kantonin e Ticinos.
“Jam i lumtur që mund të vazhdoj pikërisht aty ku e lash. Unë nuk dua më thënë tjerët se kur me u ndal. Atë e vendosi unë vet. Gjatë dy viteve qe nuk më kanë lejuar të bëj stërvitje në palestra zyrtare. Kjo është arsyeja pse jam shumë krenar që e kam arrit këtë me vëllain tim”, thotë Smajli.
Nga Federata Zvicerane e Boksit shprehen se Ukë Smajli është një nga lojtarët e jashtëzakonshëm në radhët e tyre.
“Smajli është një nga lojtarët absolut të jashtëzakonshëm dhe Zvicra me të drejtë është e lumtur të njohë një boksier të shkëlqyer në radhët e tyre”, thuhet në komunikatën e FZB-së (SwissBoxing).
Për sa i përket planeve në të ardhmen, ai e synon kualifikimin për në Lojërat Olimpike, ndërsa për sa i takon boksit Profesional, Smajli e mendon këtë opsion.
“Sezoni ka mbaruar për këtë vit. Tani po fokusohem në mësimet në Fakultet. Është një fazë shumë e ashpër në fund të semestrit. Në shkurt 2019 do te vazhdoj. Qëllimi im është që të kualifikohem si boksieri i parë për Lojërat Olimpike. Lojërat e ardhshme do të jenë në Tokio në vitin 2020. Jashtë boksit, pres që së shpejti të përfundoj masterin në Ekonomi. Boksi profesional nuk është një opsion para Lojërave Olimpike dhe as pas atyre. Nuk mund të fitoi para të mjaftueshme nëse nuk kam investitorë të fortë. Përveç kësaj, kam alternativa të mira në jetën profesionale për shkak të studimeve. Por, kur pe shoh se ish-kundërshtarët e mi kanë vende të larta në renditjen botërore profesionale ne Boks, atëherë e mendoj ndonjëherë këtë opsion të boksit profesional”, shprehet boksieri Ukë Smajli, një deklaratën ekskluzive për albinfo.ch.
Për herë të parë Ukë Smajli, Kampion i Zvicrës është shpallur në vitin 2011 si Junor dhe që nga viti 2012 e së këndejmi është fitues i titullit Kampion në kategorinë Elite, në përjashtim të vitit 2017.
Në boksin amator, Ukë Smajli ka zhvilluar 115 ndeshje, prej tyre 91 i ka fituar, 22 i ka humbur dhe vetëm dy ndeshje kanë përfunduar pa fitues.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











