Kosova
Qeveria premton kushte më të mira pune për xhudistët kosovarë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim ekipin e sportistëve më të suksesshëm të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, trajnerin e xhudos, Driton Kuka dhe ekipin e xhudistëve, të përbërë nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Distria Krasniqi, të cilët në emër të Qeverisë së Kosovës i ka përgëzuar për arritjet e shumta.
Haradinaj ka thënë se ata janë shembulli më i mirë për të rinjtë e tjerë se si duhet të punohet dhe të afirmohet vendi, transmeton albinfo.ch.
“Kosova ka shumë vajza e djem të suksesshëm që po na bëjnë krenarë kudo në botë. Xhudistët tanë kanë arritur kulmin me medalje botërore dhe evropiane. Ju me talentin tuaj dhe punën e palodhshme e ngritët flamurin e Kosovës në nivelet më të larta botërore të sportit dhe për këtë ju jemi mirënjohës përjetë, siç do t’i marrim përsipër edhe obligimet tona si shtet karshi juve”, kështu tha kryeministri.
Haradinaj në këtë takim u ka premtuar atyre se ekzekutivi do t’u ofrojë përkrahje të pakursyer për rregullimin e infrastrukturës ligjore e teknike dhe kushteve të punës. Ky ka qenë viti më i suksesshëm i xhudistëve të Kosovës, pasi kanë arritur 21 medalje në garat e shumta ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz