Kosova
Hapet në Prishtinë panairi “Blej Shqip”
Është hapur në Prishtinë panairi tradicional “Blej Shqip” 2018 për nder të Ditës së Flamurin. Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në këtë panair do të marrin pjesë mbi 130 biznese, gjysma e të cilave janë na Shqipëria.
Ahmeti ka kërkuar që të hiqen të gjitha tarifat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, derisa këtë panair e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për promovimin e produkteve shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ahmeti ka thënë se dy vendet duhet të kenë një treg të përbashkët, ku prodhuesit nga të dyja anët e kufirit do të shisnin lirshëm. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi se shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve këtë vit janë në nivel më të kënaqshëm që ishte rreth 2020 milionë euro. Ai u shpreh se heqja e tarifave ndërmjet dy vendeve do të ndikonte që shkëmbimet tregtare do të rriteshin.
Ky panair, i cili organizohet nga Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me
Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, ka për qëllim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare. Panairi do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor, në sheshin “Skënderbeu”, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










