Tematike
Zviceranët mbeten pakicë nëpër shkolla
Në shkollat e Bazelit duhet të dëgjohet më shumë schweizerdeutsch dhe në këtë pikë janë unike të gjitha partitë në Parlamentin e qytetit, nga SP-ja deri te SVP-ja, të cilat kërkojnë kuotën prej 30% për nxënësit me gjuhë amtare schweizerdeutsch
Në shkollat e kantonit Basel-Stadt ka tashmë edhe klasa pothuaj pa asnjë zviceran. Dhe kjo duhet ndryshuar, thotë ekspertja e arsimit nga Partia Socialdemokrate Sibylle Benz Hübner.
Në shkollat e Bazelit duhet të dëgjohet më shumë gjermanishtja e Zvicrës dhe në këtë pikë janë unike të gjitha partitë në Parlamentin e qytetit, nga SP-ja deri te SVP-ja. Ato, në një mocion kërkojnë nga qeveria që të shqyrtojë mundësinë e ndarjes së barabartë të nxënësve nëpër shkolla sipas prejardhjes së tyre. Konkretisht, të gjendet një mënyrë që do të siguronte një kuotë të garantuar prej 30 për qind të nxënësve gjermanishtfolës (dialekt) në çdo klasë.
Këtë kërkesë e ka drejtuar politikania nga SP-ja, eksperte për arsim, Sibylle Benz Hübner. Përveç sigurimit të 30 për qind të nxënësve me gjuhë amtare dialektin zviceran të gjermanishtes (schweizerdeutsch) ajo synon që si pikë të dytë në të ardhmen në asnjë klasë të mos ketë më shumë se një të tretën nxënës që flasin një gjuhë të huaj të përbashkët.
Përqindja e nxënësve me gjuhë amtare schweizerdeutsch është veçanërisht e ulët në lagjen e madhe të qytetit, Kleinbasel. Në vitin shkollor 2009/2010 në shkollën orientuese vetëm rreth një e treta kanë gjuhë amtare gjermanishten e Zvicrës. Ndërsa komuniteti me më së shumti nxënës është ai shqiptar, me 13.6 për qind, ai i sllavëve të jugut 10.6 për qind ndërsa komuniteti turk dhe kurd, marrë së bashku, bëjnë 14.1%, shkruan Basler Zeitung.
Aktualisht në Bazel në një klasë speciale e fillores (ku mësimet e një viti shkollor ndahen në dy vite) nuk ka asnjë nxënës të vetëm zviceran. Por edhe ndër klasat rregullta ka mjaft të tilla me fare pak zviceranë.
Edhe këshilltarja nga SP Gueslem Özturk pajtohet me qëndrimin për kuotën gjermanishtfolëse nëpër shkollat e Bazelit. Ajo mendon se kjo është në të mirë të integrimit të nxënësve me prejardhje të huaj.
Ndonëse pajtohet me mocionin, parlamentari nga SVP Joël Thüring ka rezerva për kuotën prej 30% të nxënësve zviceranë. Kjo për faktin se në rast të detyrimit për një kuotë të tillë, nxënësit do të detyrohen të transportohen nga një kuart në kuartin tjetër të qytetit, që do të paraqiste vështirësi. Ndërkaq Thüring pajtohet plotësisht me kërkesën që nxënësit me prejardhje të njëjtë të huaj të mos përbëjnë në asnjë klasë më shumë se një të tretën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












