Tematike
Shtohen euroskeptikët
Nga shpërthimi i krizës së euros besimi i njerëzve në BE ka rënë edhe në vende të tilla si Gjermania, tradicionalisht të njohura si proevropiane
Besimi i qytetarëve ndaj Bashkimit Evropian ka rënë ndjeshëm në mes të vitit 2009 dhe 2012. Veçanërisht të prekura, sipas një sondazhi të fundit të BE-së, janë shtetet e Evropës Jugore, të cilat po luftojnë me programet e ristrukturimit dhe një krizë masive ekonomike. Në Spanjë, vetëm një pakicë e njerëzve prej 20 për qind besojnë ende në BE, në vitin 2009 kanë qenë 56 për qind.
Edhe italianët e kapluar nga kriza janë bërë po ashtu euroskeptikë. Besimi i tyre në BE në periudhën e njëjtë ka rënë nga 52 në 31 për qind.
Edhe në vendet relativisht me ekonomi të qëndrueshme, si Gjermania dhe Franca, Bashkimi Evropian e ka humbur prestigjin e saj. Kështu vetëm 30 për qind e gjermanëve besojnë ende në BE. Bëhet fjalë për një rënie prej 14 për qind në krahasim me vitin 2009.
Në Francë besimi ra me 8 pikë përqindjeje, në 34 për qind. Këto shifra janë pjesë e Euro barometrit më të fundit dhe mblidhen me kërkesë të Bashkimit Evropian.
Deri më tani as në Gjermani dhe as në Spanjë nuk është i madh numri i njerëzve që mbështesin idenë për një tërheqje nga euro apo Bashkimi Evropian.
Megjithatë, shumë prej tyre janë të pakënaqur me mënyrën sesi po luftohet kjo krizë. Kjo për faktin se në vendet e përfshira nga kriza deri tani kanë munguar rezultatet e prekshme të programeve të masave shtrënguese.
Spanja, për shembull, ndodhet ende në recesion të thellë, papunësia është tani 27 për qind, shkalla e papunësisë së të rinjve edhe më e lartë.
Njëkohësisht, shumë gjermanë dyshojnë në kuptimin e programeve të reja të kreditit të financuara nga të hollat e taksapaguesve.
Tani në vendet si Greqia apo Italia është në rritje numri i populistëve antievropianë. Po ashtu edhe në Gjermani një parti e re ka vendosur kohët e fundit që të fokusohet kryesisht në daljen nga zona e euros.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











