Tematike
Leysin, komuna me më shumë të huaj se zviceranë
Statistikat e fundit të popullsisë pasqyrojnë detaje interesante. Në 10 komuna zvicerane nuk është regjistruar asnjë qytetar i huaj. Ndërsa komuna Leysinn ka 60.7% të huaj
Më 2012 nuk është regjistruar asnjë qytetar i huaj në Champoz (BE), Schelten (BE), Berken (BE), Willadingen (BE), Hüniken (SO), Mulegns (GR), Hinterrhein (GR), St. Martin (GR), Gresso (TI) und Martisberg (VS).
Një tjetër tipar i veçantë i këtyre statistikave në komunat e vogla është përqindja dy herë më e madhe e meshkujve sesa e femrave.
Deri në fund të 2012-ës kanë jetuar 8.036.900 banorë në Zvicër. Krahasuar me popullsinë e përhershme të vitit të kaluar, përqindja e banorëve rezidentë është rritur për një për qind, ose për 82.300 njerëz.
Popullsia vitin e kaluar ishte rritur kryesisht për shkak të emigracionit me 64.800 banorë dhe nga 17.500 më shumë lindje të njerëzve.
Me popullsi më të vjetër figurojnë kantonet Ticino, Basel-Stadt, Basel-Land, Basel-Landschaft, Schaffhausen dhe Jura. Sidomos shumë fëmijë dhe të rinj jetojnë në kantonet Jura, Freiburg, Neuenburg (Neuchatel) dhe Waadt.
Cyrihu është komuna më e madhe në Zvicër me 380.600 banorë, ndërsa Corippo në Ticino është komuna më e vogël, me 12 njerëz. Në Corippo jetojnë dy herë më shumë meshkuj sesa femra. Leysin në Kanton Waadt është komuna me përqindjen më të lartë të të huajve (60.7 për qind).
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










