Tematike
Zvicra kufizon ardhjen e shtetasve të BE-së
"Klauzola Ventil" lejon kontingjentet si vijon: për shtetasit e EU-8 (anëtaret e reja të BE-së) 2180 leje qëndrimi (B) ndërsa për shtetasit e EU-17, (të anëtareve të vjetra) 53700 sish
Këshilli Federal ka dalë sot pasdite me vendimin për futjen në fuqi të “Klauzolës Ventil”, përmes të cilës kufizohet migrimi i shtetasve të vendeve “të vjetra” (EU-17) të BE-së në Zvicër. Klauzola ndaj vendeve të përmendura do të aktivizohet duke filluar nga fundi i majit, posa të plotësohen kushtet për këtë. Ndërkaq, kur është fjala për vendet e reja të BE-së (EU-8) do të vazhdohet kufizimi për personat me leje qëndrimi B që vlejnë pesë vite. Mirëpo, qeveria heq dorë nga kufizimi për personat me leje të shkurtër qëndrimi L.
Për një vit do të vlejnë kontingjentet si vijon: për vizat B, (të shtetasve të EU-8) do të lëshohen 2180 leje qëndrimi ndërsa për shtetasit e EU-17 do të lejohen 53700 viza B.
Qeveria Federale ka ardhur në përfundimin se Klauzola Ventil si njëra ndër shumë masat tjera do të kontribuojë për të dizajnuar migracionin që ai të bëhet i përballueshëm për shoqërinë dhe ekonominë e Zvicrës, thuhet në komunikatën e lëshuar të mërkurën. Por qeveria është e vetëdijshme se kjo klauzolë ka veprim të kufizuar në kohë ndërsa nevojiten masa tjera për zgjidhjen e problemit.
Klauzola Ventil e përshkruar edhe në marrëveshjen për qarkullim të lirë, e autorizon Zvicrën që të veprojë në rastet kur përqindja e lejeve të qëndrimit që janë ndarë kalojnë 10 përqindëshin e mesatares së tri viteve të fundit.
Klauzola e miratuar sot, ka ngjallur shumë kundërshtime gjatë debateve të zhvilluara rreth saj. Përveç forcave të majta politike, kundër saj janë shprehur edhe përfaqësuesit e ekonomisë.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










