Kosova
Për çka u refuzua kërkesa e Serbisë nga Kryesia e Interpol-it
Është refuzuar kërkesa e Serbisë dhe pesë shteteve të tjera anëtare nga ana e Kryesuesis së INTERPOLI-të që Asambleja e Përgjithshme të votojë për heqjen nga rendi i ditës votimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.
Siç raportojnë mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike nga Dubai, Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, kryesuesi ka refuzuar të përfshijë në rendin e ditës kërkesën e Serbisë, të cilin e kanë mbështetur edhe Kina, Spanja, Qipro, Argjentina dhe Suriname, shkruajn mediat vendore, përcjell Albinfo.ch
Për pikën e rendit të ditës në lidhje me vendimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është votuar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, dhe aty raporti ishte 7: 6 për përfshirjen e anëtarësimit të Kosovës në rendin e ditës.
Të martën në Asamblenë e Përgjithshme do të diskutohet dhe votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, tha se do të votojë përsëri për Kosovën që të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL-it.
“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar vendimin. Ne jemi miq nga të dyja anët, ne nuk duam tensione politike në rajon, sepse nëse do të ishin, ne, si një shtet i vogël, do të ishim gjithmonë të ekspozuar”, tha kreu i diplomacisë malazeze, raporton b92.
Darmanoviq tha se Mali i Zi nuk do të merret me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, por pret gjithashtu vazhdimin e tyre.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










