Tematike
Parlamenti, pro ADN-së për azilkërkuesit
Por, ndërkaq Këshilli Federal është kundër kësaj ideje. Sipas tij, krijimi dhe sigurimi i profileve të ADN-së është një ndërhyrje në të drejtat themelore të personave të prekur
Parlamenti i Zvicrës, në seancën e sotme të Dhomës së tij Nacionale ka votuar me shumicë votash pro mocionit të deputetit dhe kryetarit të CVP/PDC-së Christophe Darbellay që, në luftë kundër kriminalitetit, tu bëhet testimi i ADN-së azilkërkuesve të dyshuar.
92 deputetë kanë votuar pro, 85 kundër dhe 12 kanë abstenuar. Në rast se edhe Dhoma e Kantoneve voton në të mirë të këtij mocioni, ateherë Këshilli Federal (qeveria) detyrohet të ndërtojë bazën ligjore që u mundëson autoriteteve përkatëse t`ua bëjnë azilkërkuesve testimin e ADN-së. Por, ndërkaq Këshilli Federal është kundër kësaj ideje. Sipas tij , krijimi dhe sigurimi i profileve të ADN-së është një ndërhyrje në të drejtat themelore të personave të prekur.
Në mocionin e tij, Darbellay propozonte që profili i ADN-së të mos krijohet për personat që fajësohen për ndonjë krim ose delikt por ai të bëhet në mënyrë preventive dhe sistematike për kategori të caktuara të azilkërkuesve. Dhe, kjo, sipas qeverisë përbën shkelje të dispozitave kushtetuese mbi proporcionalitetin.
Kundër testeve të ADN-së janë deklaruar edhe në Konferencën e drejtorëve të policive kantonale të Zvicrës.
Më tutje Darbellay mocionin e tij e ka mbështetur me të dhënën se në disa kantone është shënuar shtim i madh i numrit të delikteve që nga fillimi i pranverës arabe. Testet e ADN-së sipas tij kanë kosto të ulët dhe do të bënin të mundur identifikimin e azilkërkuesve në raste të delikteve, shkruan tagblatt.ch.
Votimi për këtë mocion në Dhomën Nacionale është bërë në kuadrin e një debati të jashtëzakonshëm të kërkuar nga SVP/UDC lidhur me marrëveshjen e Schengenit dhe Dublinit.
Në mesin e 30 mocioneve të dorëzuara, parlamenti ka miratuar edhe një të bërë nga FDP/PLR i cili kërkon që azilkërkuesit që kanë shkelur ligjin dhe që janë strehuar në një qendër kantonale të azilit, të kthehen në ndonjërën nga qendrat federale.
Ndërsa në parlament është hedhur poshtë me një rezultat shumë të ngushtë (92 me 91) një mocion i SVP-UDC-së, i cili kërkonte që azilkërkuesve me pranim të përkohshëm (F) tu pamundësohet bashkimi familjar. Kërkesa për anulimin e marrëveshjes së Schengenit, ndërkaq, u hodh poshtë me numër të madh votash kundër: 127 me 55.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














