Shqipëria
Helvetas dhe RisiAlbania ju urojnë mirëseardhjen!
Qëllimi i kësaj reviste është t`ju japë një panoramë të asaj çfarë Shqipëria ka për të ofruar. Në të vërtetë Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, vendi në të cilin Helvetas dhe në veçanti ekipi i “RisiAlbania” kanë kënaqësinë t’ju urojnë mirëseardhjen
E nderuar lexuese, i nderuar lexues,
Ndoshta keni dëgjuar për “Sekretin e fshehur të Mesdheut”? Ose për “Perlën e re të Adriatikut”? Me shumë gjasa jo, apo të keni dëgjuar fjalë lavdie mbi Shqipërinë.
Qëllimi i kësaj reviste është t`ju japë një panoramë të asaj çfarë Shqipëria ka për të ofruar. Në të vërtetë Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, vendi në të cilin Helvetas dhe në veçanti ekipi i “RisiAlbania” kanë kënaqësinë t’ju urojnë mirëseardhjen.
Dhe, ne e dimë për çfarë po flasim. Helvetas është e pranishme në Shqipëri prej pothuaj dhjetë vjetësh, sikundër dhe në katër vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Është e vërtetë se Shqipëria ballafaqohet me disa sfida, sikundër është shkalla e lartë e emigracionit të të rinjve, që po ia varfëron burimet njerëzore vendit. Për këtë arsye ne, në përputhje me mandatin tonë të veprimit me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe me partnerët tanë institucionalë jemi të përqendruar në disa fusha veprimi si qeverisja dhe menaxhimi në nivel vendor, hulumtimi dhe stimulimi për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë.
Projekti ynë “RisiAlbania” që po zbatohet në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse “Partners Albania”, fokusohet pikërisht në arritjen e objektivit të fundit, atë të krijimit të vendeve të punës për të rinjtë.
Është e vërtetë gjithashtu që sfidat shpeshherë ofrojnë mundësi të panumërta për inovacion dhe rritje. Me këtë vizion RisiAlbania ka përzgjedhur tre sektorë: agrobiznes, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit dhe turizmin e qëndrueshëm, sektorë prioritarë për t’u ofruar të rejave dhe të rinjve mundësi dhe qasje të drejtë në tregun e punës.
Ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, z. Klosi, prezanton në faqen 6-7 të dhënat zyrtare: turizmi është një sektor dinamik që po rritet.
Për RisiAlbania ky fakt ofron mundësi për të krijuar stimuj në tregun e punës, që në fakt është synimi ynë parësor. Një nga drejtimet tona për të arritur këtë është nxitja e sipërmarrjeve që të zhvillojnë produkte, të cilat ndjekin një vizion të përbashkët, atë të turizmit të qëndrueshëm. Me partnerët tanë në sektorin publik, ne ndajmë vizionin e zhvillimit të turizmit i cili krijon përfitime ekonomike, pa shkatërruar burimet natyrore. Për këtë arsye ne mbështetëm nismën “Festat Lokale”, ku në bashkëpunim me autoritetet vendore, u organizuan 21 festivale për t’i dhënë vlerë Shqipërisë “autentike”: historisë së saj, peizazhit, traditës kulinare, muzikës dhe në mënyrë të veçantë, gëzimit për jetën që përcjellin njerëzit e saj!
Por, e parë nga këndvështrimi juaj, lexues të dashur, ju sigurojmë se bëhet fjalë për shumë më shumë se kaq. Ardhja juaj në Shqipëri nuk është një akt altruizmi. Nëse ju e zgjidhni këtë vend si destinacionin tuaj të ardhshëm, ju presin të papritura: përtej plazheve dhe bregdetit duam t’ju zbulojmë përmes faqeve të kësaj reviste turizmin në veprim, përmes aventurës dhe kulturës të shoqëruar nga tradita e pasur e kulinarisë. Për ta njohur më mirë Shqipërinë në bashkëpunim me albinfo.ch, duam t’ju prezantojmë Shqipërinë “tjetër”.
Përveç kësaj, ne duam të shfrytëzojmë mundësinë që t`u drejtohemi lexuesve dhe sipërmarrësve zviceranë që kanë (ose do të kenë) lidhje më të thella me Shqipërinë. Ne duam të forcojmë shkëmbimin mes Zvicrës dhe Shqipërisë përmes nismave të përbashkëta. Nëse keni interes që mund të frymëzojë sipërmarrësit shqiptarë në fusha si agroturizmi, bujqësia, arkitektura, marketingu ose arkitektura e interierit, na kontaktoni ju lutemi në [email protected]
Së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët e këtij numri të revistës ju urojmë mirëseardhjen në Shqipëri!
Mirë se vini!
RisiAlbania, një projekt i SDC, zbatuar nga Helvetas dhe Partners Albania
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit

















