Ekonomi
Bankat amerikane po zhvendosen në Frankfurt
Kjo lëvizje përkthehet në 250 miliardë euro më shumë në tregun bankar të Gjermanisë, tregojnë përllogaritjet më të fundit
Londra është qendra financiare e Evropës dhe strehon selitë qendrore të një sërë bankash. Por, me Brexit, këto banka do të zhvendosen thuajse të gjitha në Frankfurt të Gjermanisë. Sidomos bankat amerikane.
Kjo lëvizje përkthehet në 250 miliardë euro më shumë në tregun bankar të Gjermanisë, tregojnë përllogaritjet e fundit. Goldman Sachs, JPMorgan Chase & Co., Morgan Stanley dhe Citigroup kanë prezantuar tashmë planet e tyre për rritur asetet nëpërmjet degëve të tyre në Frankfurt pas daljes zyrtare të Britanisë nga Bashkimi Evropian, transmeton ‘Scan’.
Por, gjithsesi, edhe sasia e aseteve që do të shpërngulen në Gjermani është në varësi të negociatave të Brexit. Pra, marrëveshja që do të arrijë Londra me Brukselin do të jetë përcaktuese edhe për llojin e klientëve që do të zhvendosin asetet e tyre nga Londra në Frankfurt.
Disa prej tyre mund të kërkojnë të shpërngulen, ndërsa të tjerë mund të preferojnë të qëndrojnë.
Shpërngulja do të jetë shumë pak domethënëse vetëm në rast se nga marrëveshja bankat do të mund të ruajnë atë që njihet si e drejta e pasaportizimit.
Por, Brukseli ka shumë pak gjasa ta bëjë një lëshim të tillë. Ndër bankat amerikane, vetëm Meryll Lynch ka zgjedhur Parisin si qendrën e saj të re në Evropë. Edhe vetë Deutsche Bank mund të shpërngulë asetet e saj në Frankfurt, për ta kthyer këtë të fundit në kryeqendrën financiare të Evropës.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











