Kosova
Shkollat më të këqija janë në Kosovë, por pas dhjetë vitesh do të barazohen me Gjermaninë
Shkollat në Kosovë konsiderohen si më të këqijat në Evropë. Kjo ka shumë të bëjë me elitën politike të vendit dhe me politikën e saj të personelit.
Në letër, e ardhmja duket premtuese. Që nga fillimi i vitit shkollor, të gjitha shkollat fillore në Kosovë kanë miratuar një planprogram të ri bashkëkohor. Ai mund të përdoret gjithashtu edhe diku tjetër në Europë. Por, realiteti është më pak rozë se sa duket: Librat shkollorë të cilëve iu referohet ky planprogram, ende nuk janë porositur dhe shtypur, shkruan “NZZ”, përcjell Albinfo.ch.
Sipas vlerësimit të PISA-s, Kosova i ka shkollat më të këqija në Europë. Qoftë në shkrim-lexim, matematikë apo shkenca natyrore, në të gjitha disiplinat, nxënësit kosovarë janë më keq se ata në pjesën tjetër të Europës.
“Duhet të bëjmë më shumë”, thotë Liridon Maliqi. Ai është drejtor i shkollës fillore “Qamil Batalli” në Prishtinë. Ai është i vetëdijshëm se ka pasur shumë vend për përmirësime në shkollat e Kosovës, por se rezultatet e PISA-s dolën aq të dobëta, atë e befasoi. Më shumë se 700 fëmijë ndjekin shkollën e Maliqit.
Infrastruktura nuk lë asgjë për të dëshiruar. Klasat janë të mëdha dhe plot dritë, në secilën varet nga një ekran. Aty ka edhe një palestër dhe një kuzhinë shkollore, e cila nxënësve u përgatit një drekë me çmim të ulët. Vështirë se një shkollë në Kosovë, ka objekte të tilla bashkëkohore si “Qamil Batalli”.
Ka ende shkolla ku fëmijët duhet të mësojnë në ndërrime, sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme shkollore që është në dispozicion, informon Albinfo.ch.
Por shembuj të tillë po bëhen gjithnjë e më pak. Infrastruktura shkollore është përmirësuar në masë të madhe në vitin 1999, që prej përfundimit të luftës në Kosovë. Por, edhe në sajë të ndihmave ndërkombëtare financiare, shkollat janë rinovuar apo ndërtuar rishtas. Edhe drejtori i shkollës Liridon Maliqi sheh zhvillime pozitive, pavarësisht rezultateve të dobëta nga PISA. “Kurrikula e re është një hap i rëndësishëm për ne”, thotë ai dhe shton: “Pas dhjetë viteve ne mund ta krahasojmë vetveten me Gjermaninë”.
Por, jo të gjithë ndajnë këtë optimizëm. “Duhet të jemi të shqetësuar”, thotë Dukagjin Pupovci. Ai është themelues dhe drejtor i Qendrës për Arsim të Kosovës, një organizate joqeveritare që punon për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë. “Shkollat në Kosovë kanë një problem të kualitetit”, thotë ish profesori i matematikës në Universitetin e Prishtinës.
Ai para së gjithash e ka fjalën tek cilësia e mësuesve dhe trajnimi i tyre. Në këtë mënyrë, nuk kontrollohet në mënyrë të mjaftueshme se si mësimdhënësit i hartojnë mësimet e tyre. Askush nuk duhet ta marr përgjegjësinë po që se ata nuk punojnë mirë: “Unë ende nuk e njoh asnjë mësues i cili është shkarkuar për ushtrimin e dobët të profesionit”, thotë Pupovci. “Ndoshta vetëm në atë rast, në qoftë se ai nuk është në vijën politike të kryetarit të komunës”.
Kryetarët e komunave janë përgjegjës për emërimin e drejtorëve të shkollave në rrethinat e tyre, njofton më tej Albinfo.ch.
Kjo ka ndikuar që në rast të një vendi të lirë të punës, kërkesat kualitative për një kandidat rregullisht zbehet në sfond, thotë Pupovci. Më të rëndësishme janë lidhjet politike apo familjare, njofton Albinfo.ch. Veçanërisht e dukshme është mungesa e menaxhimit të cilësisë në Universitetin e Prishtinës, universiteti më i madh në vend. Organizata lokale joqeveritare Orca, gjatë një studimi ka ardhur në përfundim se 72 për qind e profesorëve, në Universitetin e Prishtinës nuk i plotësojnë kriteret minimale për gradën e tyre akademike.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












