Shqipëria
Reagimet pas vrasjes së 35 vjeçarit nga RENEA
Ministria e Greqisë ishte e para e cila reagoi në lidhje me vrasjen e 35 vjeçarit pas ngjarjes në Bularat, ku ky i fundit qëlloi me armë zjarri ndaj forcave të policisë dhe pas disa orësh u vra nga shkëmbimi i zjarrit me RENEA-n.
“U informuam për vrasjen e të riut. Me autoritetet shqiptare po ndjekim zhvillimet. Ngushëllime për vdekjen e homogjenit grek. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek”, thuhet në reagimin grek.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa.
Gjithashtu ministria ka shprehur keqardhje edhe për politizimin e ngjarjes në shtetin grek.
“Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e Shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” ka shkruar në lidhje me ngjarjen e cila bëri bujë në media.
“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, shkruajti Rama.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













