Shqipëria
Mediat gjermane: Shqipëria, bukuria sekrete e Evropës
Shkrimi nis me një titull të fortë, ku gazetarët e fushës së turizmit pohojnë se Shqipëria, është padyshim bukuria sekrete e kontinentit evropian
“Ne bëhemi më të guximshëm! Këtë vit, udhëtimi ynë zhvendoset drejt Shqipërisë. Po, po, drejt vendit të shqiptarëve”. Kështu e nis artikullin media e njohur bavareze nordbayern.de.
I dyti artikull brenda javës, pas një reportazhi të një tjetër media gjermane, “Die Welt”. Shkrimi nis me një titull të fortë, ku gazetarët e fushës së turizmit pohojnë se Shqipëria, është padyshim bukuria sekrete e kontinentit evropian.
“Me të gjithë egërsinë, pasurinë e saj kulturore pjesë të Trashëgimive Botërore, bregdetin e mahnitshëm, alpet e thepisura dhe qytetet me arkitekturë greke, osmane dhe veneciane. Shqipëria është aventura e fundit e Europës. Bukuria sekrete e kontinentit evropian”, thuhet në artikull.
Në industrinë e turizmit, vendi konsiderohet kryesisht si vend me turistë të brendshëm, por media bavareze thekson se kjo nuk do të jetë e tillë për shumë gjatë.
“Duam të tregohemi të sinqertë. Natyrisht, ne nuk do të kishim ardhur në Shqipëri, nëse fati nuk do të na kishte futur në një libër udhërrëfyes që duket se është shpikur për ne”, shkruajnë “NordBayern”.
Jörg Dauscher, gazetari dhe publicisti i “Die Welt”, ka lindur në Weißenburgen dhe ka studiuar në Universitetin e Tiranës gjatë kohës kur punonte në Institutin Goethe në Shqipëri. Mes të tjerash ai ka shkruar edhe dy libra mbi Shqipërinë, ku shqiptarët i përshkruan mikpritës dhe dashamirës, transmeton ‘monitor’.
Dauscher flet me keqardhje për Shqipërinë për aq pak sa njihet, gjithashtu plot humor dhe dashuri për njerëzit atje. Flet rreth bukurisë befasuese të zonave të shkreta të fundit të Evropës. Por edhe për përzemërsinë e popullit, për festat e shumta të fshatit ose për festat tradicionale të mbrëmjes së vendasve nëpër qytete të vjetra, përcjell albinfo.ch.
Së bashku me të punon edhe miku shqiptar Mendu Zavalani, të cilët kanë përpiluar një udhëtim për grupe deri në njëzet veta, të cilët do vizitojnë tokën shqiptare nga veriu në jug: Luginën e Valbonës, rivierën shqiptare, Beratin, Gjirokastrën, bunkerët e Enver Hoxhës dhe shumë objekte tjera historike. Interesim për këtë udhëtim shfaqin tepër gjermanë, por jo vetëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”













