Autotech
Sa vetura Ferrari janë në Kosovë?
Vetura më e lirë e mundshme është modeli ‘Ferrari 400i’ i viteve të 80-ta që tanimë shitet me vlerë rreth 20 mijë euro
Veturat ‘Ferrari’ të cilat njihen për shpejtësinë dhe çmimet e larta të cilat posedojnë në treg, vështirë që mund t’i hasesh në rrugën e Kosovës.
Sipas të dhënave qe ka siguruar “kallxo” nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë janë vetëm 6 vetura ‘Ferrari’.
Çmimet e makinave luksoze ‘Ferrari’ janë nga 180 mijë deri në vlerë prej 400 mijë euro, përcjell albinfo.ch.
Vetura më e lirë e mundshme është modeli ‘Ferrari 400i’ i viteve të 80-ta që tanimë shitet me vlerë rreth 20 mijë euro.
Numri i përgjithshëm i makinave te ndërtuara dhe të shitura në të gjithë historinë e saj është përafërsisht 130.000.
‘Ferrari S.p.A’ me bazë në Maranello të Italisë u themeluar në vitin 1929 nga Enzo Ferrari, qe në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në 1947.
Në vitin 1988, Enzo Ferrari nxori në treg ‘Ferrari F40’, qe u konsiderua dhe njëra nga super makinat me të famshme të prodhuara ndonjëherë.
Nga 2002 deri në 2004, Ferrari prodhoi modelin të quajtur ‘Enzo’ në nder të themeluesit të kompanisë.
Enzoja ishte modeli më i shpejtë i Ferrarit në atë kohë, i cili në fillim iu shit klientëve të besuar dhe atyre që kishin bërë porosi më parë, secila prej 399 copëve të prodhuara (përveç të 400-tën e cila iu dhurua Vatikanit për bamirësi) kishin një çmim prej 650,000 dollar.
Që në fillimet e kompanisë, Ferrari është përfshirë në garat e makinave, duke konkurruar në disa kategori duke përfshirë këtu Formula 1.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











