Shqipëria
Telekom Albania drejt shitjes, kërkon ta blejë Telekom Serbia
Në garë për të blerë Telekom Albania janë tre kompani, mes të cilave dy bullgare dhe Telekom Serbia
Telekom Albania, kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, është në negociata për t’u shitur. Gjiganti Deutsche Telekom, i cili zotëron paketën e plotë të aksioneve të Telekom Albania, përmes grupit grek OTE po shqyrton mundësinë e largimit nga Shqipëria.
Negociata janë konfirmuar zyrtarisht nga grupi OTE në një përgjigje zyrtare për Top Channel, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Bazuar në prioritetet strategjike, grupi OTE vlerëson në mënyrë konstante të gjitha asetet, përfshirë ato në Shqipëri me qëllim që të krijojë vlerë për aksionarët dhe të avancojë interesat e grupit. Aktualisht është në vazhdim procesi i vlerësimit dhe ka diskutime të rëndësishme me disa subjekte. Sipas praktikave tona, ne do të njoftojmë autoritetet dhe publikun kur të kemi diçka thelbësore për të njoftuar”, thuhej në përgjigjen zyrtare, transmeton “TCH”.
Burimet bëjnë të ditur se në garë për të blerë Telekom Albania janë tri kompani, mes të cilave dy bullgare dhe Telekom Serbia. Madje, kjo e fundit po përflitet si kandidatja kryesore për të blerë Telekom Albania.
Top Channel ka mësuar se këtë javë mbërrin të Tiranë një drejtues i lartë i Deutsche Telekom, i cili do të ketë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Sipas burimeve, ende jo të konfirmuara zyrtarisht, bashkë me të do të jetë edhe një përfaqësues nga Telekom Serbia, për të kërkuar nga qeveria shqiptare dhënien e pëlqimit në rast të një marrëveshjeje të mundshme, përcjell albinfo.ch.
Por çfarë qëndrimi do të mbajë qeveria shqiptare përballë mundësisë që nga nga sektorët strategjik të vendit të blihet nga një kompani serbe? Një zyrtar i lartë i qeverisë dha këtë përgjigje.
“Qeveria shqiptare akoma nuk është njoftuar zyrtarisht për blerësin potencial të Telekom Albania. Qeveria do ta shprehë qëndrimin e saj vetëm pasi të njoftohet zyrtarisht, megjithëse kemi të bëjmë me një transaksion privat”.
Largimi i gjigantit Deustche Telekom nga Shqipëria dhe zëvendësimi i mundshëm i tij me një kompani serbe, që do të shtinte në dorë një sektor strategjik, përbën një zhvillim të fortë në treg me impakte, jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike.
Deri më tani gjithçka është në fazë negociatash, por burime jozyrtare thanë për Top Channel se paraprakisht presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar miratimin për këtë transaksion edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










