Shqipëria
Sa turistë e vizituan Shqipërinë në shtator
Duke folur përsëri për shifrat e numrit të turistëve, Klosi bëri të ditur se gjatë muajit gusht u shënua një rritje prej 27% të turistëve, më shumë se në të njëjtin muaj të 2017
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi deklaroi se “gjatë 28 ditëve të muajit shtator, Shqipëria është vizituar nga 610 mijë turistë, pra 34% më shumë se shtatori i 2017”.
Në takimin e organizuar në Pustec në kuadër të programit “100 fshatrat”, ministri Klosi tha se “kjo dëshmon edhe njëherë se ne kemi shumë mundësi që turizmin ta shtojmë, ta diversifikojmë, të mos jetë vetëm bukuria e detit, magjia e plazheve tona fantastike, por ta kombinojmë në mënyrë perfekte, ashtu si dhe turizmi e do në gjithë Evropën për të pasur një përthyerje 50% me 50% ndërmjet bukurisë së deteve dhe magjisë që ka zona jonë e brendshme e Shqipërisë”, transmeton “ATSH”.
“Zona e Prespës falë projektit të menaxhuar me shumë kujdes nga miqtë tanë të KFW me ekspertët shqiptarë të gjithë kësaj fushe, do të bëjnë të mundur që të kemi një zonë të parë që mund të shërbejë si shembull jo vetëm për zonat e tjera të Shqipërisë, por për gjithë rajonin, si një pikë ku mund të përthyhen shumë mirë politikat e zhvillimit të turizmit, biznesi i ri, si një ekonomi e re, si dhe më shumë mirëqenie e më shumë punësim”, – nënvizoi Klosi, përcjell albinfo.ch.
Duke folur përsëri për shifrat e numrit të turistëve, Klosi bëri të ditur se gjatë muajit gusht u shënua një rritje prej 27% të turistëve, më shumë se në të njëjtin muaj të 2017″.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










