Integrimi
Mjekët e huaj të mirëseradhur në Gjermani
Në shumë spitale gjermane mungojnë mjekët dhe personeli mjekësor. Specialistët nga jashtë janë gjithmonë të mirëseardhur
Por jo çdo mjek i huaj lejohet të punojë menjëherë në Gjermani.
„Medunited Academy“ është e specializuar për ndërmjetësimin e mjekëve të huaj dhe profesionistëve të tjerë për spitale dhe institucione sociale dhe ka ndërmjetësuar mjekë nga disa vende të Evropës Juglindore, p.sh. Rumania, Greqia, apo Shqipëria dhe Kosova, apo dhe nga Polonia, Rusia dhe që prej krizës së euros edhe nga Spanja.
Drejtori ekzekutiv, Silvio von Entress, tha për DW se profesionalisht mjekët dhe infermierët, që vijnë nga këto vende, janë të përgatitur mirë, por në fund të fundit është e rëndësishme, se sa mirë e zotërojnë ato gjuhën gjermane.
Para se mjekët vijnë në Gjermani për të punuar, ata duhet të kapërcejnë pengesën e gjuhës. Kusht është, që ata të kenë të paktën nivelin e gjuhës B1, ideale është B2.
Falë ligjit të ri gjerman për njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë shtetit që hyri në fuqi më 1 prill 2012, marrja e lejës për të punuar si mjek në Gjermani, nuk lidhet më me shtetësinë e mjekut.
Megjithatë, mjekët nga vendet jashtë BE-së duhet t’i nënshtrohen një testi aftësie. Instituti “Sprachwerkstatt” nga Paderborni ofron në bashkëpunim me partnerët e tij kurse gjermanishteje për mjekët e huaj në disa vende.
Pas përgatitjes në vendet nga vijnë, mjekët kanë mundësi të marrin pjesë në një kamp gjuhe, si në Marl, për të marë dorën e fundit për ato që kanë nevojë për të punuar në klinikë apo spital: bisedat dhe sqarimet për pacientët, fletët informuese, përshkrimi i analizave, apo si formulohen epikrizat.
Ndihmë mjekëve të huaj u jepet edhe për të përballuar sfidat me autoritetet e ndryshme në Gjermani: zyrat e të huajve, zyrat tatimore, apo komisionet për provimet mjekësore.
“Ne përpiqemi që të organizojmë jo vetëm kurset e gjuhës gjermane dhe t’i ndërmjetësojmë mjekët, por gjithashtu edhe t’u ndihmojmë pak për t’u orientuar në Gjermani“, thotë Andreas Bernhardt nga Medunited Akademy.
Pas kursit të specializuar për mjekë “B2 Plus Med” mjekët e rinj nga Rumania, Shqipëria dhe Rusia kanë gjetur punë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











