Shqipëria
Si i shpenzojnë të rinjtë shqiptarë paratë?
Në krahasim më të gjithë grup moshat e tjera, familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç shpenzojnë më shumë për restorant dhe hotele
Ndërsa “prindërit e tyre” janë më të prirë që të shpenzojnë për ushqime, të rinjtë kryefamiljar të moshës deri në 24 vjeç harxhojnë më shumë para për veshje dhe restorante dhe më pak për t’u ushqyer.
Monitor ka krahasuar shpenzimet sipas grupmoshave, bazuar në tabelat e publikuara nga INSTAT.
Familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç kanë shpenzimet më të ulëta për ushqime dhe pije alkoolike se grup moshat e tjera.
Në një familje me kryefamiljar deri në 24 vjeç kjo kategori zë një peshë prej 31% në totalin e shpenzimeve që ka familja. Në ndryshim, të gjitha grup moshat e tjera për ushqime dhe pije jo-alkoolike shpenzojnë mbi 40% në totalin e shpenzimeve mujore për ushqime, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me grup-moshat e tjera familjet me kryefamiljar deri në 24-vjeç shpenzojnë më shumë për banesë, veshje dhe këpucë, restorante dhe hotele, argëtim dhe kulturë dhe arsim.
Referuar të dhënave të INSTAT në lidhje me shpenzimet për banesë, familjet me kryefamiljarë deri në 24 vjeç kanë peshën më të lartë. Mesatarisht në vitin 2016, shpenzimet për banesë kanë zënë rreth 24.8% të të gjithë shpenzimeve të familjes së re.
Edhe për grup moshën 25-34 vjeç shpenzimet janë të larta, ku sipas të dhënave kjo kategori shpenzimi zë 14% të totalit të shpenzimeve dhe për grup moshën 35-44 vjeç. Për grup moshat 45-54 dhe 55-64 shpenzimet për banesë janë më të ulëta, me përkatësisht 8.7 dhe 9.7 % të totalit.
Kategoria e dytë ku familjet e reja “nuk e mbajnë dorën” në të shpenzuar janë veshjet dhe këpucët. 5.9% e shpenzimeve shkojnë për tu veshur dhe për tu mbathur, ndërsa mesatarja e të gjitha kategorive është 4.7%. Grup mosha e dytë që shpenzon më shumë për veshje dhe për këpucë është 45-54 vjeç, ku rreth 5.4% e shpenzimeve shkojnë për këtë kategori.
Edhe në kategorinë e arsimit, kryefamiljarët deri në 24 vjeç, kanë shpenzimet më të larta. Në totalin e shpenzimeve të tyre, ato për arsim zënë rreth 10.5%. Shpenzimet për këtë kategori janë të larta edhe për familjet më grup moshë 45-54 vjeç, të cilat zënë rreth 8.2% të totalit. Më të ulëta janë për kategoritë e tjera, ku shpenzimi për arsim nuk është më shumë se 3% e totalit.
Argëtimi dhe kultura janë gjithashtu një tjetër kategori ku familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç, kanë një peshë më të lartë se grup moshat e tjera, me 3.9%.
Kanë shpenzimet më të ulëta për ushqime dhe pije alkoolike, por më të larta për restorante dhe hotele. Në krahasim më të gjithë grup moshat e tjera, familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç shpenzojnë më shumë për restorant dhe hotele. Rreth 6.4% e shpenzimeve shkojnë për këtë kategori, ndërkohë që mesatarja për të gjitha grup moshat ishte 4.4%.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













