Shqipëria
Rriten çmimet e hoteleve në Shqipëri
Çmimet në hotelet e jugut këtë sezon janë nga 25 euro, çmimi më i ulët, deri në 180 euro nata
Rreth 4% ka qenë rritja e çmimeve në hotelet në Shqipëri përgjatë bregdetit në jug në këtë sezon veror.
Sipas kreut të Shoqatës Hoteleri-Turizëm, Zak Topuzi, kjo rritje është bërë në saj të një cilësie më të lartë shërbimi krahasuar me vitet e tjera, por edhe të kërkesës së lartë. Topuzi shtoi për televizionin SCAN se rritja e çmimeve mbetet më e vogël krahasuar me atë që kanë bërë vendet e rajonit, të cilat janë mbi 5%, përcjell albinfo.ch.
Në një vëzhgim të bërë në adresat on-line, siç është dhe ajo “booking.com”, rezulton se çmimet në hotelet e jugut në këtë sezon janë nga 25 euro nata, çmimi më i ulët, deri në 180 euro nata.
Të kontaktuar nga SCAN, menaxherë të disa prej hoteleve pohojnë se kanë rritur çmimet, ndërsa të tjerë kanë preferuar të mos i ndryshojnë ato, ndërkohë që ajo që vihet re është se këtë vit ka pasur më shumë turistë nga vendet e Lindjes, ndryshe nga një vit më parë, ku dominonin ata nga Kosova.
Sipas kreut të Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, ka ndodhur një shtresëzim i turistëve, ku më të pasurit kanë zgjedhur jugun.
Ndërkohë risi për këtë vit ka qenë zgjatja në kohë e kontratave, deri në 160 ditë nga 140 që kanë qenë në 2017-ën.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














