Shqipëria
Dy të vdekur në aksident trafiku në Shqipëri
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në autostradën Lezhë-Shkodër, ku kanë mbetur të vdekur dy të rinj. Policia e Shqipërisë njofton se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:40, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”.
“Automjet tip “Benz” me targa AA 929 FF, me drejtues 32-vjeçarin Gentian Toma, banues në Mabë, Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A, që drejtohej nga një 19-vjeçar. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz”, Gentian Toma dhe pasagjeri, po në këtë mjet, 25-vjeçari Robert Ejlli, banues në Mabë, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Lushnje-Rrogozhinë, ku një automjet ka dalë nga rruga. Në këtë aksident është lënduar një vajzë 8-vjeçe, e cila është në gjendje kritike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













