Integrimi
Numri i të huajve është trefishuar në Itali
Numri i të huajve në dhjete vjet është trefishuar duke arritur në vitin 2011 në rreth 4 milionë, 53% e të cilave janë gra
Instituti Kombëtar i Statistikave ka bërë publike dhënat e regjistrimit të fundit të zhvilluar në Itali, vend që mund të cilësohet si vendbanim i grave, të huajve dhe të moshuarve.
Regjistrohet një rritje e numrit te banoreve të cilët prekin gati 60 milionët; me një rritje prej 4.3% në krahasim me të dhënat e fundit të regjistrimit të 2001. Derisa regjistrohet një rënie prej 250 mijë banorësh italianë, zbulohet se shtimi i popullsisë është rrjedhoje e rritjes së emigrantëve, transmeton TCH.
Numri i tyre në dhjete vjet është trefishuar duke arritur në vitin 2011 në rreth 4 milionë, 53% e të cilave janë gra. Kundrejt kuotës prej 46% të emigrantëve në moshën 25 deri ne 44 vjeç, regjistrohet një plakje e popullsisë së vendit në përgjithësi. Personat në moshë mbi 65 vjeç kanë shënuar një shtim të ndjeshëm, ashtu si edhe ata mes moshës 95 deri 99 vjeç që kanë shënuar një rritje prej 78.2%.
Deri në tetor të vitit të kaluar në Itali jetonin më shumë gra se burra. Për çdo 93.7 burra në vend jetojnë 100 gra që në shifra do të thotë se ne vend jetojnë dy milionë gra më shume se burra.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











