Kosova
Bytyqi takon mësuesit e diasporës, i quan patriotë modernë
Ministri theksoi se këta mësues janë patriotë, që me përkushtim e vullnet po kontribuojnë në mësimin e gjuhës shqipe

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Shyqyri Bytyqi ka takuar mësimdhënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, ndërsa theksoi se këta mësues janë patriotë, që me përkushtim e vullnet po kontribuojnë në mësimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë kombëtare tek të rinjtë tanë në diasporë.
Bytyqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se si institucione e kanë obligim t’iu krijojnë mundësi dhe kushte që në diasporë të zhvillohet mësimi, në mënyrë që të rinjtë dhe fëmijët ta ruajnë të pastër gjuhën shqipe, përcjell albinfo.ch.
Statusi i plotë në Facebook:
Në pritjen që organizova për mësimdhënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, iu ndava atyre mirënjohje për punën e suksesshme me nxënësit shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.
U shpreha mirënjohës dhe falënderues ndaj mësimdhënësve shqiptarë kudo që jetojnë, e që japin kontribut të madh që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Sistemi i mësimit shqip në diasporë është pjesë e sistemit të arsimit në atdhe dhe misioni i mësuesit është i shenjtë. Prandaj, iu thashë mësuesve se ata janë patriotë, që me përkushtim e vullnet po kontribuojnë në mësimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë kombëtare tek të rinjtë tanë në diasporë.
Theksova faktin se diaspora dhe mërgata shqiptare ka qenë shpresa e madhe për Kosovën në ditë të vështira dhe ka dhënë kontribut të çmuar dhe tani është koha që institucionet tona të mbështesin shkollën shqipe në diasporë.
Si institucione kemi obligim t’iu krijojmë mundësi dhe kushte që në diasporë të zhvillohet mësimi, në mënyrë që të rinjtë tanë dhe fëmijët tanë ta ruajnë të pastër gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë tonë.
Jam i sigurt se me një organizim të institucioneve të vendit (Kosovës dhe Shqipërisë), dhe të mësuesve në diasporë mund të arrihet ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare kudo që jetojnë shqiptarët.
MAShT po mundohet që të artikulojë çdo kërkesë të diasporës shqiptare, për të ndihmuar kështu zhvillimin e mësimit shqip, por pas teksteve shkollore dhe kurrikulave për mësimin shqip në diasporë, shpresoj që marrëveshjet e nënshkruara mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për financimin e mësimit shqip në diasporë, të fillojnë të implementohen sa më shpejt.
Me këtë rast, kërkova bashkëpunim më të madh mes institucioneve dhe mësimdhënësve në diasporë, në mënyrë që të rritet pjesëmarrja e fëmijëve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, ndërsa u zotova se, duke bashkëvepruar me Ministrinë e Arsimit në Tiranë, do të jemi gjithmonë pranë tyre dhe t’iu ndihmojmë në organizimin e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët tanë në diasporë.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz