Kosova
Organizata zvicerane dhuron 20 laptopë për komunën e Gjilanit
Asdren Toska, ka njoftuar se ky është vetëm fillimi i donacioneve të kësaj natyre, duke u zotuar se brenda vitit edhe 200 laptopë të tjerë do t’i sjellë në Gjilan
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot 20 laptopë për shkollat profesionale, të cilët janë donacion i organizatës zvicerane Labdoo.
Në emër të organizatës, donacionin ia ka dorëzuar kryetarit Haziri koordinatori i Labdoo, Asdren Toska.
Kryetari i Gjilanit ka falënderuar koordinatorin Toska për inicimin dhe përkushtimin që ky donacion të vie në qytetin e tij, duke thënë se laptopët do të shfrytëzohen nga shkollat profesionale dhe në këtë mënyrë do të ketë ndikim direkt në përmirësimin e cilësisë në institucionet edukativo-arsimore, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, koordinatori i organizatës zvicerane Labdoo, Asdren Toska, ka njoftuar se ky është vetëm fillimi i donacioneve të kësaj natyre, duke u zotuar se brenda vitit edhe 200 laptopë të tjerë do t’i sjellë në Gjilan.
Ai tha se laptopët që i dorëzoi sot janë të pajisur me të gjitha programet e domosdoshme për përdorim nga nxënësit e shkollave profesionale.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














