Shqipëria
Kaos me fluturimet, deri në 14 orë vonesa në linjën Shqipëri- Itali
Plot 14 orë vonesë ka pasur ditën e diel fluturimi Tiranë-Bergamo, ndërkohë që fluturimi tjetër Tiranë-Malpensa (Milano) pati një vonesë prej 5 orësh. E gjithë kjo situatë ka irrituar pasagjerët. Këto dy fluturime operohen nga kompania ajrore “Blue Panorama”.
Pasagjerët ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me kompaninë ajrore “Blue Panorama”, që operon prej gati 6 vitesh në Shqipëri, shkruan TopChannel, përcjell Albinfo.ch.
Daniela Xhixha, përfaqësuese e kompanisë që mbikëqyr në Shqipëri kompaninë ajrore “Blue Panorama”, pranon se ka pasur vonesa me fluturimet e së dielës.
“Vonesa ka pasur. Është bërë e pamundura që pasagjerët të informohen në kohë rekord nga kompania, pranë zyrave të biletarisë në aeroportin e Tiranës”, tha Xhixha.
Xhixha e pranon se anulimet dhe vonesat ndodhin në të gjithë botën, por ka një rregullore europiane që mbron të drejtat e pasagjerëve.
“Pasagjeri zgjedh totalisht t’i rimbursohet bileta e tij. Në momentin që rimbursohet bileta, pasagjeri mund të fluturojë një ditë tjetër, por duke marrë mbrapsht të gjitha paratë që ka paguar për atë fluturim të asaj dite. Nëse pasagjeri zgjedh të fluturojë një ditë tjetër duke përdorur po atë biletë, kjo ofrohet falas nga kompania. Nëse pasagjeri zgjedh në mënyrë të drejtpërdrejtë të fluturojë po atë ditë, atëherë kompania merr përsipër akomodimin në hotel të pasagjerit”, u shpreh më tej Xhixha.
Përfaqësuesja e kompanisë mbikëqyrëse jep një këshillë për pasagjerët.
“Është shumë e rëndësishme që pasagjeri, të paktën një ditë përpara të informohet mbi statusin e biletës së tij, e të informohet gjithashtu edhe mbi statusin e fluturimit”, tha Xhixha.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













