E-Diaspora
Fillojnë pushimet e verës në shumë kantone zvicerane
Sot fillojnë pushimet verore në shumicën e kantoneve të Zvicrës. Dhe, kështu fillon pritja përpara tunelit të Gotthardit.
Në ditët e ardhshme, kolonat para tunelit në Gotthard do të arrijnë deri në 8 kilometra. Prej fundjavës së ardhshme ju nevojitet edhe më shumë durim.
Këtë fundjavë pushimet e verës fillojnë në shumicën e rajoneve të Zvicrës. Mbetet vetëm kantoni i Cyrihut dhe pjesë të kantonit të Aargaut. Në Gotthard, pritjet kanë filluar që nga e premtja.
Në orët e hershme të pasdites automjetet kanë qëndruar atje për më shumë se katër kilometra. Sipas Viasuisse, gjatë fundjavës kolonat para tunelit në Gotthard do të zgjaten deri në 8 kilometra. Koha e pritjes do të mbetet rreth një orë, por brenda kufijve të tolerueshëm.
Për të shmangur kolonat rekomandohet rruga San Bernardino në A13. Atje trafiku ndoshta nuk rëndohet këtë fundjavë. Deri të hënën në mbrëmje, gjendja në Gotthard duhet të qetësohet.
Pushimet verore gjithashtu do të fillojnë fundjavën e ardhshme në kantonin e Cyrihut, dhe veçanërisht në disa shtete të mëdha gjermane.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













