Kosova
Zyrtarja që u zu duke vjedhur në Bruksel, menaxhon buxhet prej 800.000 eurosh
Qëndrimi i saj në Bruksel javën e kaluar, më shumë ka qenë insistim i saj të jetë pjesë e delegacionit kosovar, se sa që ka qenë nevojë e përfaqësimit të MASHT-it
Igballe Cakaj, zyrtarja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila u suspendua pas rastit të vjedhjes në një qendër tregtare në Bruksel, nuk është se ka përgjegjësi të vogla në këtë dikaster qeveritar.
“Klan Kosova” mëson se si udhëheqëse e sektorit të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, ajo menaxhon një buxhet vjetor prej rreth 800 mijë eurosh.
Ndërkohë, burime nga ministria bëjnë me dije se ajo është kampione në numrin e udhëtimeve jashtë vendit, dhe në përfitimet nga mëditjet, përcjell albinfo.ch.
Madje, sipas të njëjtave burime, qëndrimi i saj në Bruksel javën e kaluar, më shumë ka qenë insistim i saj të jetë pjesë e delegacionit kosovar, se sa që ka qenë nevojë e përfaqësimit të MASHT-it.
“Klan Kosova” e ka pasur të pamundur të marrë një version të Cakajt për rastin e Brukselit, por edhe për përgjegjësitë e saj në ministri, pasi ajo nuk është përgjigjur në asnjë thirrje të televizionit.
Ndërkohë, as zyrtarët e MASHT-it, nuk kanë pranuar të komentojnë rastin e as të japin të tjera komente për punën e zyrtares së lartë të trajnimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










