Tematike
Tre ministra kosovarë lobojnë për investime zvicerane
Investimet e huaja e sidomos ato zvicerane në Kosovë kanë qenë në fokus të tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Sec, (Oda tregtare e Cyrihut për Evropën e Mesme që ka mandatin e SECO-s, (sekretariatit për Ekonomi, të Zvicrës).
Bashkorganizatorë ishin edhe Agjencia për promovimin e investimeve të jashtme në Kosovë APIK, Eciks që përfaqëson APIK-un në regjionin gjermanishtfolës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër dhe portali medial albinfo.ch.
© albinfo.ch Zëvendkryeministrja Kusari-Lila gjatë debatit me të pranishmit
Për nga niveli i përfaqësimit të Kosovës, kjo tryezë ishte organizuar në nivel të lartë: të pranishëm ishin një zëvendëskryeministrja dhe ministrja e tregtisë dhe industrisë Mimoza Kusari-Lila, ministri i ekonomisë Besim Beqaj dhe ministri i diasporës Ibrahim Makolli. Ndërsa delegacionin nga Kosova e ka plotësuar edhe shefi i APIK-ut, Valdrin Lluka.
Në fjalën e tij, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj ka përshëndetur nismën për organizimin e tryezës, duke theksuar se zhvillimi ekonomik prandaj edhe investimet e jashtme janë ndër prioritetet e institucioneve kosovare.
Pastaj fjalën e ka marrë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e tregtisë dhe industrisë Mimoza Kusari-Lila. Ajo, duke ftuar investuesit potencialë zviceranë dhe ata të diasporës për të investuar në Kosovë, ka përmendur përmirësimin e klimës së investimeve atje.
Si argument Kusari-Lila ka përmendur radhitjen e Kosovës për mbi 20 vende më lartë në ranglistën e vendeve të botës, sipas mundësive që u ofrojnë investuesve të huaj.
© albinfo.ch Ministri Besim Beqaj debaton me pjesëmarrësit në tryezë
Për ministrin Makolli, diaspora është më e merituara për mirëqenien në Kosovë dhe sipas tij, kjo ministri po bën çfarë është në kompetencat e saj për të tërhequr investimet në Kosovë.
Ministri i ekonomisë, Besim Beqaj ka folur për ato që ai i ka quajtur suksese të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht privatizimin e aseteve publike dhe përparimin në përmbylljen e procesit të privatizimit të PTK-së si dhe të KEK-ut.
Valdrin Lluka në cilësinë shefit të APIK-ut ka bërë një operacionalizim më të madh të ofertës që ka aktualisht Kosova për investitorët potencialë të huaj. Ndërsa përfaqësuesi i fondacionit Set-Up që financohet nga SECO, Andreas Ragaz ka sqaruar natyrën e investimeve që mbështet ky fond në vende të ndryshme të botës, por me fokusim në Ballkan dhe në Kosovë.
Promovimi i investimeve në hapësirën gjermanofone ka qenë pika ku është përqendruar përfaqësuesi i Eciks, Vjenë, Hamëz Morina. Ndërsa një investitor i drejtpërdrejtë zviceran, z. Bregnard ka treguart për përvojat e tij të investimit në Kosovë.
Në kuadrin e tryezës është shfaqur edhe një dokumentar i realizuar nga albinfo.ch që bën fjalë për investimet e zviceranëve dhe të bashkatdhetarëve tanë në Kosovë. Me këtë, portali shqiptar në Zvicër ka shpalosur edhe segmentin zhvillimor e ekonomik që synon të promovojë, krahas atij informativ.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












