Tematike
Festimi i Kurban Bajramit ka “ndarë” diasporën
Festa e Kurban Bajramit ka mbledhur bashkë jo të gjithë bashkatdhetarët gjithandej nëpër Zvicër në mëngjesin e së premtës gjatë ceremonisë së faljes për këtë festë të rëndësishme të besimit islam.
Festimi i Kurban Bajrami ka “ndarë” bashkatdhetarët shqiptarë në Zvicër.
Në disa kantone të Zvicrës festimi kishte filluar të enjten duke ndjekur besimtarët në Maqedoni dhe Shqipëri.
Si do që të jetë nëpër xhami dhe salla sporti në diasporë është bërë thirrje për paqe, mirëqenie, dhe tolerancë midis myslimanëve.
Me rastin e faljes së Festës së Kurban Bajramit, imami me prejardhje nga Gjilani, Faredin Bunjaku u është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve të mbledhur në një sallë sporti në Oerlikon të Cyrihut, duke u bërë thirrje që në këtë ditë festive ta ndihmojnë njëri – tjetrin.
Imami me prejardhje nga Gjilani, Faredin Bunjaku
Njëra prej lutjeve ishte që festat tjera të besimit islam mos t’i gjejnë të ndarë besimtarët në diasporë.
„Vendimi për të festuara në dy data të ndryshme Kurban Bajramin e sivjetm më së shumti ka goditur diasporën që vjen nga vendet e ndryshme. Ndarja që ka ndodhur për arsye tashmë njohura për opinionin shpresoj të mos përsëritet herave tjera.“, tha imami Bunjaku
Ai porositi besimtarët të bashkohen me njëri tjetrin, të shtrijnë dorën dhe të ndihmojnë ata që kanë nevojë, sidomos në vendlindje.
Bunjaku, tha se kjo festë na mëson për çdo vit të sakrifikojmë për njëri tjetrin duke ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë, jetimët dhe skamnorët.„Në gjitha periudhat kemi sakrifikuar për vendlindjen. Ky është edhe mesazhi kryesor i festës së Kurban Bajramit, duhet të vazhdojmë të sakrifikojmë në emër të Allahut për njëri tjetrin “, ka thënë para besimtarëve të mbledhur imami Bunjaku.
Sipas tij besimtarët myslimanë në diasporë gjithnjë e më shumë po tregojnë se janë më solidar ndaj familjarëve në vendlindje. Për cdo vit po mblidhen qindra kurbana dhe dërgohen në vendlindje.
Fisnik Macula prej 14 vitesh jeton në Zvicër, dhe shumicën e festave i ka festuar largë familjes. 27-vjecari thotë të jetë i zhgënjyer që sivjet komuniteti shqiptar në Zvicër po feston Kurban Bajramin në dy data të ndryshme.
Festim Macula nga Gjakova
„Eshtë një ndjenje e mirë që nga bashkojnë festat e Bajramit. Ka njerëz që i takojmë dy herë në vit . Bajramin e sivjetm jemi dëshpëruar ngase komuniteti shqiptar në Zvicër feston në dy data të ndryshme për një festë të njëjtë. Përkundrazi festa simbolizon bashkimin e jo ndarjen“, tha Macula nga Gjakova.
Pas faljes së namazit të Bajramit, besimtarët kanë uruar njëri tjetrin, me shpresë se kjo festë do të sjellë mirëqenie në familjet e tyre.
Festa e Bajramit personifikon edhe sakrificën. Me këtë rast, besimtarët myslimanë në Zvicër, në pamundësi për të therë kurbane këtu, në organizim të qendrave islame kanë mbledhur mjete që ky ritual fetar të kryhet në vendlindje.
Festa e Kurban Bajramit simbolizon edhe Haxhin, pelegrinazhi më i madh në botë, që ka grumbulluar rreth 2 milion myslimanë nga e gjithë bota në Mekë dhe Medinë – dy qytetet më të shenjta të islamit.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











