Shkurt.ch
Jo dhurimit të organeve pa pëlqimin e dhuruesit
Komisioni federali etikës për lëmin e mjekësisë humane është shprehur kundër futjes së klauzolës së “zgjidhjes kundërthënëse” kur është fjala për dhurimin e organeve të trupit.
Sikur të pranohej, ajo parashihte që një personi pas vdekjes t`i merreshin organet në çdo rast nëse ai, gjatë jetës së tij nuk ka qenë shprehimisht dhe nuk është deklaruar kundër dhurimit të organeve.
Sipas komisionit në fjalë, mbetet e paqartë nëse një zgjidhje sikur ajo e paraparë me “zgjidhjen kundërthënëse” do të rriste numrin e dhuruesve të gjakut, do ta zvogëlonte atë ose nuk do të ndikonte fare në të.
Sipas gjendjes aktuale, për marrjen e organeve në Zvicër është i domosdoshëm miratimi i qartë i personit të prekur ose të familjarëve të tij.
Spitalet zvicerane kanë në vazhdimësi probleme me sigurimin e organeve të mjaftueshme për transplantim. Një numër i madh personash që kanë nevojë t`u transplantohet ndonjë organ presin me vite të tëra, në mungesë të dhuruesve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













