Kosova
BE mund të propozojë edhe Kosovën si pikë grumbullimi të refugjatëve
Mes pikave ku ata janë pajtuar është fuqizimi i forcave të kontrollit dhe mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE, Frontex, ku deri 2020 do ketë rritje deri në 10 mijë punëtorë. Shumë vende refuzuan mbledhjen.
Nga takimi informal i 16 ministrave të jashtëm të BE në Bruksel është premtuar kontroll më i ashpër i kufijve ndaj refugjatëve, megjithatë nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje. Vendet baltike, të Vishegradit, Portugalia, Qiproja, Irlanda dhe Britania e Madhe nuk merrnin pjesë, duke treguar se çështja e refugjatëve ose emigrantëve ilegalë vijon te jetë mollë sherri mes vendeve perëndimore, shkruan “Der Standard”.
Mes pikave ku ata janë pajtuar është fuqizimi i forcave të kontrollit dhe mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE, Frontex, ku deri 2020 do ketë rritje deri në 10 mijë punëtorë.
Kosova dhe Shqipëria si qendra të grumbullimit
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila kishte debat të fuqishëm me partnerin e koalicionit Hors Seehofer, ka rënë dakort që azilkërkuesit nuk duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes së shtetit ku të shkojnë dhe njëherësh të shtojnë bashkëpunimin me forcat detare libiane. Qëllimi: të shmanget udhëtimi në det i emigrantëve.
Nga takimi ka mbetur akoma e hapur nëse do ndërtohet një pikë grumbillimi i refugjatëve jashtë zonës Shengen të BE, konkretisht në Afrikën Veriore, Shqipëri ose Kosovë, përcjell albinfo.ch. Macron potencoi fuqishëm aspektin humanitar, për të dalluar ata që janë refugjatë dhe emigrantë ekonomik. Të parët do kenë strehim dhe ndarje proporcionale në vendet e BE.
Kryeministri italian Conte ishte më i drejtpërdrejtë se gjithë emigrantët ose azilkërkuesit do dëboheshin pasi vendi ndjehet tepër i mbi ngarkuar.
Detajet tjera të diskutimit do publikohen gjatë kësaj jave.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













