Tematike
Evangjelistët në mision tek azilkërkuesit
Myslimanët shpresojnë të shtojnë gjasat e mbetjes në Zvicër përmes konvertimit në të krishterë
Grupet e lira kishtare – evangjeliste po i intensifikojnë kontaktet me myslimanët në Zvicër për t’i kthyer ata në të krishterë. Posaçërisht të frytshme janë këto përpjekje tek azilkërkuesit, të cilët shpresojnë në lejeqëndrim dhe për këtë arsye janë në gjendje të pranojnë çfarëdo përkrahje. Nga kjo gjendje janë duke përfituar disa organizata. Kështu, bashkësia punuese “Liria religjioze” ka hapur në korrik të vitit 2012 një këshillimore për azilkërkuesit e gatshëm të konvertojnë në të krishterë apo tashmë të konvertuar.
Të konvertuarit këshillohen në aspektin juridik dhe administrativ si dhe ju mundësohen kontakte me mediumet, administratën dhe me politikën. Por, megjithatë, kjo ndihmë nuk është edhe plotësisht joburokratike: kërkuesit duhet së pari ta vërtetojnë përkatësinë e tyre të krishterë. Në raste të dyshimta ndriçohet kjo përkatësi përmes organizatave partnere që veprojnë në vendet e prejardhjes. Interesimi është i madh aq sa vetëm pas katër muajsh të fillimit të punës mendohet në zgjerim të kapaciteteve, thote Linus Pfister, drejtues i këshillimores.
Kritikë nga kishat e vendit
Ngjashëm vepron edhe shoqata “Aseba” e Daniel Zingg, e specializuar për përhapjen e përmbajtjeve të Biblës. Zingg poashtu i përkrah personat në procedurë azili pasi të jetë bindur në biseda personale se besimi i ri është “i njëmendtë”. Kishat e vendit e kritikojnë këtë mënyrë veprimi. Ndihma e krishterë nuk guxon të kushtëzohet. Veç kësaj, kjo praktikë nxit motive oportuniste për kalim në besimin e krishterë.
Meqenëse ekziston rreziku i përdorimit të religjionit si pretekst për rritjen e shanceve në procedurën e azilit, Enti Federal për Migracion i trajton rastet e tilla veçanërisht me kujdes. Rastet e konvertimit në të krishterë pas hyrjes në Zvicër të azilkërkuesve, Enti Federal për Refugjatë i trajton kryesisht në mënyrë restriktive.Rrezik i madh në vendet e tjeraMisionimin tek myslimanët e kanë marrë në radhë të parë kishat e lira evangjeliste dhe kishat e lira karizmatike. Ato nuk misionojnë vetëm tek azilantët në Zvicër, por dërgojnë edhe qindra misionarë në vendet islame. Përpjekjet për konvertim në botën islame janë posaçërisht të rrezikshme. Në rast të zbulimit të misionarëve dhe të të kovertuarve ata kërcënohen me dënim me vdekje. Shpesh ata ekzekutohen gjakftohtësisht nga islamistët. Kjo formë e përndjekjes së të krishterëve nuk haset vetëm në vendet islamike, por edhe në regjimet totalitare si në Korenë e Veriut, Kinë dhe Kubë.
Shumë misionarë besnikë të Biblës nuk frikësohen nga kjo. Ata besojnë se po e çojnë në vend porosinë e zotit për përhapjen e evangjelizmit në çdo kënd të botës, ashtu siç shkruan në Bibël. Përmes misionit ata përmbushin edhe një kusht apokaliptik: fundi i botës fillon atëherë kur të gjithë njerëzit ta kenë dëgjuar fjalën e zotit. Ky fanatizëm çon shpesh në tensionime politike dhe sociale.
/Nga Claudia Blumer, Hugo Stamm, Tages Anzeiger/
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












