Bota
Sekretari amerikan paralajmëron Iranin për armë bërthamore
Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin e nënshkruar më 2015. Kjo marrëveshje i siguron Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka paralajmëruar Iranin që mos të krijojë armë bërthamore, duke thënë se do të ballafaqohet me “zemërimin e gjithë botës”, nëse bën një gjë të tillë.
Po ashtu ai është shprehur se nuk shpreson që do të jetë e nevojshme që SHBA-të të ndërmarrin veprime ushtarake ndaj Iranit.
Në një intervistë për MSNBC, sekretari amerikan ka thënë se edhe Teherani nuk ka interes të posedoj armë bërthamore.
“Shpresoj se ata e kuptojnë se nëse rinisin programin bërthamor, gjithë zemërimi i botës do të bie mbi ta”, u shpreh Pompeo.
Ai u shpreh se “..kur them zemërim, mos e ngatërroni këtë me veprime ushtarake. Kur unë them zemërim, dua të them përplasjen morale dhe fuqinë ekonomike që do të bie mbi ta. Nuk po flas për veprime ushtarake. Vërtetë shpresoj që një opsion i tillë nuk do të ndodhë. Nuk është në interesin e askujt”, u shpreh sekretari Pompeo.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













