Bota
215 të vdekur për dy ditë në përpjekje për të kaluar Mesdheun
Shifra të frikshme janë publikuar nga një raport i fundit nga Kombet e Bashkuara. Vetëm gjatë dy ditëve, të paktën 215 persona janë mbytur pasi janë larguar nga Libia në tentativë për ta arritur në brigjet evropiane
Të martën, 95 persona janë mbytur gjatë udhëtimit me një varkë prej druri, e cila mbante 100 persona, thuhet në raport. Varka është gjetur pranë brigjeve të Tripolit në Libi nga Garda Kombëtare. Në të njëjtën ditë, në një tjetër zonë u mbytën 70 persona me një varkë që mbante 130 pasagjerë. Në rastin e parë, pesë të mbijetuarit u dërguan në spital nga autoritetet libiane, ndërsa 60 të mbijetuarit në ngjarjen e dytë u kthyen sërish në Libi edhe pse është e paqartë, ndërsa janë duke marrë ndihmë mjekësore, shkruan “TCH”.
Ndërkohë të mërkurën, Rojet Bregdetare libiane gjetën të mbytur 50 persona në një zonë rreth 40 milje në lindje të Tripolit, në Garabulli.
“Këto vdekje tragjike na rikujtojnë se luftërat dhe varfëria vazhdojnë t’i nxisin njerëzit të kryejnë udhëtime të dëshpëruara që i kushtojnë atyre të gjitha kursimet e jetës, dinjitetin e tyre dhe në fund edhe jetën”, tha Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët, Filippo Grandi, përcjell albinfo.ch.
Ngjarje tragjike si këto të fundit kanë ndodhur shpesh gjatë kohëve të fundit. Sipas OKB, 90 emigrantë nga Libia u mbytën gjatë muajit shkurt, ndërsa 11 të tjerë humbën jetën në prill, sipas flotës libiane.
Në Libi ka nga 700 mijë deri në 1 milionë emigrantë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Migracionin, ndërsa popullsia kombëtare është 6.2 milionë. Vendi, që kufizohet me Egjiptin, shihet shpesh si një destinacion për emigrantët, sepse ka sasinë më të madhe të naftës në Afrikë.
Sidoqoftë, Libia është dëmtuar nga dhuna dhe varfëria në vitet e fundit. Një luftë civile nisi në vitin 2011 me përplasje mes qeverisë dhe forcave rebele, e cila nxiti edhe një luftë të dytë civile që është ende në vazhdim në këtë shtet. Ndërkohë, SHBA vendosi sanksione ndaj Libisë pas një hetimi të fshehtë të CNN, duke zbuluar tregtinë moderne të skllevërve.
Migrimi në Libi, megjithatë, nuk ka rënë. Vendndodhja e Tripolit, në buzë të Mesdheut, e bën atë një pikë strategjike për të gjithë ata që synojnë t’i largohen varfërisë dhe konfliktit, duke synuar Evropën.
Më shumë se 60 mijë persona kanë arritur në Itali nga Libia ndërmjet janarit dhe majit të vitit të kaluar, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













