Kosova
Zvicra do ta përkrah Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Ministri Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis janë takuar për të biseduar mardhëniet bilaterale të dy vendeve.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së sotme ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.
Sipas një postimi në profilin zyrtar të tij në “Facebook”, Pacolli ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale në interes të të dyja vendeve, shkruan Albinfo.ch.
“Sot, në kuadër të turneut tim, për të fuqizuar politikën e jashtme të Kosovës, kisha nderin të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis. Me ministrin Cassis zhvilluam një bisedë të gjatë ku trajtuam tema aktuale që lidhen me marrëdhëniet tona bilaterale, në interes të vendeve tona dhe ne funksion të kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin zviceran. Zvicra, si gjithmonë do të vazhdojë të mbështetë Kosovën në të gjitha drejtimet, qofshin ato të karakterit ekonomik apo politik”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












