Bota
Bie papunësia tek të rinjtë në BE
Që nga viti 2012, në BE, përqindja e të rinjve të moshës 18-24 vjeç as të punësuar as në arsim apo trajnim ka rënë. Në vazhdimësi, nga një pikë e lartë e 17.2% në 14.3% aktualisht, është afërsisht e ngjashme me shifrën para krizës (deri në vitin 2008)
Mbi 38 milionë njerëz të moshës 18-24 vjeç jetojnë në Bashkimin Evropian (BE). Shumica dërrmuese e këtyre të rinjve janë në arsim apo trajnim ose në punësim, raporton Eurostat.
Në vitin 2017, 40.4% e atyre të moshës 18-24 janë përgjigjur se ata ishin në arsim, 27.4% deklaruan se ishin të punësuar dhe një 17.8% më tej se ata ishin në arsim dhe punësim, shkruan ‘monitor’.
14.3% e të rinjve të moshës 18-24 vjeç në BE ishin NEET, që do të thotë as në punësim e as në arsimim apo trajnim, përcjell albinfo.ch.
Që nga viti 2012, në BE, përqindja e të rinjve të moshës 18-24 vjeç as të punësuar as në arsim apo trajnim ka rënë. Në vazhdimësi, nga një pikë e lartë e 17.2% në 14.3% aktualisht, është afërsisht e ngjashme me shifrën para krizës (deri në vitin 2008).
Pjesa më e madhe e NEET 18-24 vjeç ishin në Itali, më e ulëta në Holandë.
Vitin e kaluar, një në katër të rinjtë e moshës 18-24 nuk ishte as në punë, as në arsim apo trajnim në Itali (25.7%), në Qipro (22.7%), Greqia (21.4%), Kroacia (20.2%) , Rumania (19.3%) dhe Bullgaria (18.6%). Një normë NEET mbi 15% u regjistrua gjithashtu në Spanjë (17.1%), pasuar nga Franca (15.6%) dhe Sllovakia (15.3%).
Në të kundërt, përqindja më e ulët e Neets së moshës 18-24 është regjistruar në Holandë (5.3%), përpara Sllovenisë (8.0%), Austria (8.1%), Luksemburgu dhe Suedia (të dyja 8.2%), Republika Çeke (8.3 %), Maltë (8.5%), Gjermani (8.6%) dhe Danimarka (9.2%).
Në nivelin e BE-së, në vitin 2017, gati 5.5 milionë të rinj të moshës 18-24 vjeç (14.3%) nuk ishin as në punësim e as në arsimim apo trajnim. Kjo është ekuivalenti i popullsisë së përgjithshme të Sllovakisë apo Finlandës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












