Bota
Kanadaja legalizon marihuanën
Parlamenti i Kanadasë ka miratuar ligjin që legalizon marihuanën në të gjithë vendin.
“Akti Kanabis” kaloi me 52 vota pro dhe 29 kundër ditën e martë. Ky ligj kontrollon dhe rregullon mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet.
Kanadezët do të mund të blejnë dhe konsumojnë kanabis ligjërisht duke nisur që nga muaji shtator, raporton “TCH”.
Pas Uruguait në vitin 2013, Kanadaja bëhet vendi i dytë në botë që ligjëron kanabisin, përcjell albinfo.ch.
Zotërimi i kanabisit u konsiderua krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i marihuanës.
Në vitin 2015 mendohet se kanadezët kanë shpenzuar 6 miliardë dollarë kanadezë (4,5 miliardë dollarë amerikanë) për kanabis, pothuajse aq sa kanë shpenzuar edhe për verë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













