Shkurt.ch
Zvicra, kampione në shfrytëzimin e hekurudhës
Zvicra, me 2310 km e lë shumë mbrapa Japoninë, që zë vendin e dytë, me 1912 kilometra të kaluara në tren për banor
Zvicra ka përforcuar vendin e parë në botë që e mban prej vitesh në “disiplinën” e shfrytëzimit të komunikacionit hekurudhor. Gjatë vitit 2011 banorët e Zvicrës kanë kaluar mesatarisht nga 2310 kilometra në tren. Kjo distancë është e gjatë sa vija ajrore në mes të Bernës dhe Moskës.
Në krahasim me vitin 2010, kur ata kishin pasur 2258 km, zviceranët në vitin 2011 kanë qarkulluar me tren 52 kilometra më gjatë.
Me këtë kilometrazh, Zvicra e lë shumë mbrapa Japoninë, që zë vendin e dytë, me 1912 kilometra të kaluara në tren për banor.
Në vazhdim të kësaj liste janë banorët e Danimarkës që kalojnë 1804 kilometra në tren brenda vitit, ata të Francës 1338 km dhe të Austrisë 1241 km.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












