Shkurt.ch
Janë vjedhur dy vetura “Porshe” dhe dy “Mercedes” në Zvicër
Gjatë fundjavës janë vjedhur katër automjete luksoze, në dy garazhe në St. Gallen dhe Bronschhofen. Bëhet fjalë për dy vetura të tipit “Porshe” dhe dy “Mercedes” në vlerë prej më shumë se 100 mijë frangash zvicerane.
Autorët ishin fillimisht në aksion në St.Gallen, e më pastaj edhe në Bronschofen.
Në Bronschhofen hajnat ndërmjet të premtes dhe të shtunës kishin depërtuar nëpër dritaren e hapur në garazhin e veturave luksoze.
Hajnat kishin gjetur jo vetëm çelësat e automjeteve të tipit “Porsche Carrera” dhe “Porsche 4S.”, por edhe targat provuese të tyre.
E njëjta kishte ndodhur në një garazh tjetër në St.Gallen, ku ishin vjedhur dy “Mercedes”. Vlera totale e katër automjeteve vlerësohet të jetë disa qindra-mijëra franga.
Shansat janë të vogla për t’i gjetur katër veturat e vjedhura luksoze në Zvicër. Policia e St.Gallenit për t’i kapur hajnat ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









