Tematike
Myslimanët kërkojnë mbrojtjen e ndjenjave fetare me ligj
Protestuesit shprehën hidhërimin e tyre me një video të çuditshme amatore, e cila paraqet profetin Muhamed në hije të keqe
Disa qindra myslimanë nga e tërë bota, duke përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, të shtunën u mblodhën në sheshin Helvetia të Bernës për të shprehur pakënaqësinë e tyre në filmin fyes për profetin Muhamed, “Pafajësia e myslimanëve” dhe për të kërkuar mbrojtje ligjore nga shteti i Zvicrës për ndjenjat fetare.
Protestuesit filluan këtë ngjarje së pari duke e falur drekën sipas traditës, të ndarë në dy grupe, gratë veç e burrat veç. Më tutje protesta vazhdoi me fjalime nga liderë myslimanë nga Zvicra dhe Britania e Madhe.
Para protestës Kazim Illi, udhëheqës i Këshillit Islam të Zvicrës, në një intervistë për Radion zvicerane në gjuhën angleze, kishte thënë se protesta ka për qëllim të shtyjë Parlamentin e Zvicrës që të fusë fenë në kategorinë e grupeve të mbrojtura, së bashku me racat dhe minoritetet etnike.
“Ne nuk jemi duke protestuar për atë video të tmerrshme, ne më shumë jemi të interesuar që të ngrisim debatin për të mbrojtur ndjenjat fetare në këtë shtet. Ne dëshirojmë që nëse dikush në Zvicër dëshiron të publikojë një karikaturë të tillë, shteti të ketë mjete që ta bllokojë këtë punë”.
Një gjë të tillë për albinfo.ch e tha edhe zvicerani i konvertuar në islam, Nicholas Blancho.
“Ne jemi këtu për të kërkuar një ligj që do të mbronte ndjenjat fetare, pasi nuk kemi mjaft ligje për të mbrojtur jo vetëm myslimanët, por të gjitha fetë”, tha Blancho.
Megjithatë, çështja e filmit dhe e karikaturave dominoi temën e protestës. Muhamet Kryeziu me prejardhje nga Pagarusha e Prizrenit ndërpreu bisedën me disa miq që të bisedojë për albinfo.ch.
“Kam ardhur të protestoj për atë që e kanë paraqitur në atë video”, thotë ai. I pyetur rreth qëllimit tjetër të protestës që është mbrojtja e ndjenjave fetare me ligj, Muhameti tha që nuk është i informuar për këtë”.
Edhe pjesa tjetër e pjesëmarrësve në mendje kishin videon dhe karikaturat.
Ibrahimi, lider islamist nga Londra, ishte i pari që filloi të flasë në foltore. Ai me një anglishte britanike udhëhoqi këndimin e këngëve fetare, ku përsëritej emri i Allahut.
Ai duke folur për portalin gjithashtu tha se këtu ishin mbledhur të protestojnë kundër videos. Mirëpo, pasi u përkujtua për qëllimin zyrtar të protestës, u pajtua që qeveritë duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e ndjenjave fetare.
Në fjalimet e të gjithë folësve dominoi çështja e videos kontraverze, e karikaturave dhe e ndjenjave të myslimanëve. Disa nga protestuesit në pllakatat e tyre thoshin se SHBA-ja duhet të kërkojë falje për videon, e pastaj protestuesit do të thonë: “Edhe neve na vjen keq”. (USA: “Es tut uns leid”; Wir:”Uns auch!”).
Kjo nuk është hera e për që myslimanët nga e tërë bota protestojnë kundër individëve apo botuesve të cilët publikojnë materiale të ndryshme që myslimanët i konsiderojnë si fyese. Më heret një gazetë daneze pati publikuar disa karikatura me profetin Muhamed, bota islame pati reaguar duke sulmuar ambasada daneze në tërë botën.
Kësaj radhe videoja nuk ishte bërë nga ndonjë produksion i njohur, por nga ndonjë amator i përkrahur nga aktivistë antiislamistë. Videoja është bërë në qershor dhe nuk ka tërhequr shumë vëmendje, pasi ajo ishte vetëm në gjuhën angleze.
Protestat filluan kur ajo u përkthye në gjuhën arabe dhe u shpërnda në Lindjen e Mesme dhe atëherë protestat përfshinë një pjesë të madhe të botës. Deri tash kanë vdekur më shumë se 20 persona, duke përfshirë edhe një ambasador amerikan si rezultat i protestave. Numri më i madh i viktimave është në Pakistan.
Cilësia e videos është nën secilin nivel të produksionit dhe shihet qartë se nuk është bërë nga ndonjë produksion serioz, por nga persona që nuk kanë as dijeni, as shkollim bazik për videon.
Sipas “The New York Times”, asnjë studio e Hollivudit nuk di asgjë për prodhimin e kësaj videoje.
Në Bernë protestuesit nuk patën përgjigje të saktë se a duhet të protestohet sa herë që dikush me një kamerë dhe tre aktorë apo me një laps prodhon diçka që është fyese për myslimanët dhe e poston në internet.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri