Feja
Shën Exhidios: në Sarajevë, katolikë, ortodoksë, hebrenjë dhe myslimanë luten së bashku për paqe
Njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, komuniteti katolik italianë Shën Exhidios ka organizuar tri ditë me radhë (9-11 shtator 2012) në Sarajevë një takim Ndërfetar Botërore për Paqe, me moton “Living Together is the Future/Jeta së bashku është e ardhmja”. Për herë të parë pas luftës të gjitha fetë e pranishme në Bosnjë, si myslimanë, ortodoksë, katolikë dhe çifutë, janë takuar. Shpresë e madhe për paqen në botë dhe pajtimit në Ballkan.
Ngjarja më e madhe botërore e vitit mblodhi 4.000 pjesëmarrës, prej të cilëve ishin edhe një numër i madh personalitetesh të shquara në mbarë botën.
Kështu që ky takim u ndoq nga kryetari i Këshillit të Ministrave italianë, Mario Monti, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, Kryeministri i Fildishit, Patriarku serb Irinej, Metropolitani ortodoks i Rusisë, Kirill, kamboxhiani budist, Tep Vong, drejtori ekzekutiv i Rabinetit të madh të Izraelit si dhe përfaqësuesi i botës çifute, Obed Wiener, Myftiu i Madh i Bosnjës, kardinali Vinko Puljiç, përfaqësues kryesorë të botës myslimane, si dhe shumë kardinalë, patrikë, peshkopë dhe përfaqësues të feve kryesore të botës.
Simbole të luftërave që shkatërruan Evropën në shekullin njëzet, simbole e mozaikë ballkanikë shpërthyes, Sarajeva është zgjedhur për të thënë se fetë në shekullin XXI duhet të bëhen instrumente të paqes dhe mund të bëhet një model ku të gjithë jetojnë së bashku.
Për këtë qëllim, Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irinej, Kryepeshkopi i Sarajevës, kardinali Vinko Puljiç, të dielën bënë një apel të përbashkët për paqe dhe pajtim në kishën kryesore ortodokse në Sarajevë në prani të qindra besimtarëve. Një natë më herët Peshkopi Irinej dhe personalitete të ndryshme të kishës së tij patën marrë pjesë në një meshë të dhënë nga z. Puljiç në Katedralen e Sarajevës.
Megjithatë, çështja e pajtimit mbetët ende një pikë lënduese në Sarajevë, e cila përjetoi rrethimin/pushtimin më të gjatë në histori, ku u vranë më shumë se 11.000 veta. Në prani të autoriteteve serbe fetare Myftiu i Bosnjës, Mustafa Ceriq, ka dërguar një mesazh për serbët, duke iu bërë thirrje atyre që të kërkojnë falje. “Në konceptin e pajtimit qëndron edhe koncepti i kërkimit për falje. Por, pranimi i faljes është një kusht i vogël shumë i rëndësishëm. Për të falur mëkatin, dikush duhet të pranojë se e ka bërë”, ka thënë ai. “Ne e dimë shumë mirë se kush duhet të thotë po, kam bërë gabim, ju kërkoj ndjesë” (…): “Vetëm atëherë mund të fillojë procesi, i cili do të përfundojë me pajtim”, theksoi ai.
Një ditë më parë, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, ndërkohë pati ngritur çështjen e diskriminimit të të krishterëve në Sarajevë, një qytet që ka humbur një numër të madh të krishterëve pas rrethimit dhe që është sot kryesisht i banuar me boshnjakë myslimanë. “Feja krishtere është shumë e kërcënuar këtu. Populli serb (…) nuk jetojnë më në qytet”, u tha ai gazetarëve të hënën. Vërejtje të cilat kanë tronditur opinionin publik, sepse serbët që kanë lënë Sarajevën kanë shitur pronat e tyre për t’u vendosur në periferi të qytetit, të quajtur East Sarajevo.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










