Integrimi
Më shumë para nga mërgimtarët, sesa investime të huaja
Për dhjetë herë më shumë janë rritur dërgesat në Maqedoni, sesa që ka pasur investime të huaja të drejtpërdrejta.
Transferet në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti Maqedonisë i kanë sjellë 735 milionë euro.
Nga ana tjetër, thuhet se 73 milionë euro kanë arritur më pak në mënyrë të drejtpërdrejtë nga investimet e huaja.
Të dhënat më të reja të Bankës Popullore të Maqedonisë në Shkup tregojnë se transferet rriten çdo ditë e më shumë, përkatësisht në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë derdhur madje 150 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton “Koha” në Shkup.
Kështu, në janar të këtij viti janë regjistruar transfere prej rreth 114 milionë euro, në shkurt 97 milionë, ndërsa në mars 120 milionë euro.
Gjithsej për gjashtë muaj janë raportuar saktësisht 735.2 milionë euro.
Për dallim nga ky vit, në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar transferet kanë qenë dukshëm më të dobëta.
Gjithsej gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit të kaluar janë derdhur 585.3 milionë euro.
Mirëpo, në gjysmëvjetorin e dytë transferet ishin rritur ndjeshëm.
Gjatë tërë vitit të kaluar transferet private kanë sjellë përafërsisht rreth një miliard e gjysmë euro ose saktësisht 1.493 miliardë.
Kjo është shumë më shumë se shuma prej 303.5 milionë euro, aq sa vitin e kaluar kanë arritur në konton e investimeve të huaja në Maqedoni.
Kjo derdhje e madhe e transfereve vështirë shpjegohet në kohën e krizës, e cila i ka kapluar pjesën më të madhe të vendeve ku jeton mërgata.
Por në analizat e Bankës Qendrore të Maqedonisë gjithsesi çdoherë burim i sigurt dhe jo i vogël janë mjetet që mërgimtarët i dërgojnë ose nëpërmes bankave, ose i sjellin me vete dhe i harxhojnë në vend, shkruan “Koha” në Shkup.
Rol të rëndësishëm në derdhjen e parave luajnë edhe të hollat e qytetarëve tanë, të cilët punojnë në Afganistan dhe Irak.
Ekspertët konsiderojnë se është mirë që mërgimtarët dërgojnë shuma të konsiderueshme të të hollave në vend dhe në atë mënyrë mbushen edhe rezervat devizore.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













