Integrimi
Komuniteti shqiptar në St. Gallen mund ta ketë përfaqësuesin e vet
Zeqir Sadrija është emri i ri i kandidatit të Partisë së Gjelbër që synon asamblenë komunale të qytetit St. Gallen
Komuniteti shqiptar në St. Gallen mund ta ketë përfaqësuesin e vet në asamblenë komunale të qytetit në zgjedhjet e shtatorit.
Në zgjedhjet komunale të qytetit St. Gallen që do të mbahen muajin e ardhshëm, më 23 shtator, në listën e Partisë së Gjelbër kandidon edhe 48 vjeçari nga Reka e Keqe e Gjakovës, Zeqir Sadrija. Ai në këte fushatë elektorale paraqitet në listën numër gjashtë, i njëzeti në radhë. Këtë synim Zeqir Sadrija e shpjegon me rëndësinë që ka për të bashkëjetesa në mesin kultura të ndryshme, promovimi i vlerave të përbashkëta dhe sigurinë e qytetit.
„Të gjithë duhet të mund të ndjëhen si në shtëpinë e tyre në St. Gallen. Të krijojmë ardhmëri që së bashku të mund të jetojmë në harmoni me natyrën“ thotë Zeqir Sadrija në shpalosjen e motos në këtë fushatë elektorale, që përkrah tij në rolin e mentorit, ka deputetin kantonal, Etrit Hasler.
Babai i katër fëmijëve, Sadrija, ka një eksperiencë të gjatë të angazhimit në aktivitete politike, fillimisht si aktivist i çëshjtes kombëtare dhe më pas, siç thotë ai, si përfaqësues i shqiptarëve në St. Gallen. Është kryetar i shoqatës kulturore „Pashtriku“, punon si përkthyes dhe është në shërbim (Hilfsmessmer) të një kishe të qytetit. Si dhe tani e dhjetë vite më parë i kyçur në partinë e të Gjelbërve që tani e ka nxjerrë si kandidat për deputet të asamblesë komunale duke vlerësuar, siç shpjegon ai, transparencën dhe korrektësinë e tij të treguar gjatë kësaj dekade si anëtar i partisë në shërbim të përmirësimit të bashkëjeteses mes komuniteteve.
Zeqir Sadrija
Në partinë e të Gjelbërve është inkuadruar me shpresën që të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve. „Parimet e të gjelbërve“, sipas tij, „janë në përputhje të plotë me vlerat tona demokratike, historike dhe kombëtare“. Ai është bindur se në zgjedhjet e shtatorit do të ketë mjaftë votues që do ti japin besimin për të qenë në mesin 63 anëtarëve të parlamentit të ri të qytetit St. Gallen për periudhën 2013-2016.
Në këtë parti, thotë ai, të ketë gjetur mbështetje të mjaftueshme për të punuar e për të marrë vendimin për të kandiduar për asamblenë komunale, por mbështetjen më të madhe thotë se e ka marrë nga deputeti kantonal shqiptaro-zvicerani Etrit Hasler, i cili në këtë takim kishte ardhur të koordinonte agjendën e angazhimit në mbështetje të kandidatit shqiptar gjatë fushatës elektorale që do të dominojë këto ditë. Me Etritin (SP), në thelb ne jemi të njejtë, por na bashkojnë edhe programet e partive, tregon Zeqir Sadrija i lumtur që krah tij qëndron një personalitet çfarë është deputeti Etrit Hasler
„Nëse zgjidhem, do të përpiqem çdo herë të jem një lojtar i përgjegjshëm i zhvillimeve pozitive në vendin ku jetojë duke u angazhuar në thyerjen e barrierrave mes komuniteteve“ premton Sadrija.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4












