Tematike
Agani, i gatshëm për bashkëpunim me Kuvendin Shqiptar
Agani u shpreh se me formimin e Kuvendit, është krijuar një mundësi që komuniteti shqiptar në Zvicër të përfaqësohet në mënyrë të drejtë
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kanë mjaft hapësirë dhe potencial bashkëpunimi mes vete. Një konstatim i tillë del nga një komunikatë për medie, e dërguar nga Kuvendi, lidhur me takimin që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, Ferid Aganin.
Takimi është zhvilluar më 25 gusht 2012, në lokalet e Ambasadës së Kosovës, me ç`rast një delegacion të kuvendit e ka kryesuar kryetari i tij, Jeton Kryeziu.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Kuvendit shprehë falënderimet për iniciativën e marrë nga ministri Agani, për tu takuar me këtë subjekt, thuhet më tutje në komunikatë.
“Kuvendi konsideron se kjo iniciativë është një hap me rëndësi të veçantë, si tregues për interesimin e institucioneve të Kosovës, për qytetarët e saj që jetojnë në Zvicër. Ministri Agani theksoi rëndësinë e një organizimi të tillë dhe njëherësh vlerësoi shumë punën e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Ai u shpreh se me formimin e Kuvendit, është krijuar një mundësi, që komuniteti shqiptar në Zvicër të përfaqësohet në mënyrë të drejtë.
Kuvendi i shpjegoi delegacionit të kryesuar nga ministri Agani, rëndësinë dhe peshën që ka marrë Kuvendi në shtetin e Zvicrës, i cili respektohet dhe perceptohet ngaorganet shtetërore zvicerane, si subjekt i vetëm i tillë i komunitetit shqiptar në Zvicër. “Ky respekt dhe perceptim, mjerisht, ka munguar deri më tani ngaana e autoriteteve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim, Kuvendi paraqiti ide konkrete, se ku mund të ketë bashkëpunim me institucionet e Kosovës. Ndër të tjera ai propozoi që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës të përpilojë një studim në lidhje me sëmundjet që mund të trajtohen në Kosovë dhe ato të cilat nuk mund të trajtohen. Mbi bazën e këtij studimi të krijohen mundësi për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë, të cilët nuk kanë leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër. Qëllimi i këtij projekti është që ata persona të qëndrojnë në Zvicër për tu trajtuar dhe pastaj, pas trajtimit mjekësor, kthimi të ndodhë sipas normave përkatëse.
Në komunikatë theksohet gjithashtu se Kuvendi kërkoi nga Ministria e Kosovës që të mundësohet një bashkëpunim ndërmjet shërbimeve shëndetësore të Kosovës dhe kompanive të sigurimeve në Zvicër. Përmes një marrëveshjeje të tillë institucionale, bashkatdhetarët tanë në Zvicër do të kurseheshin nga problemet me pagesa pas ndonjë trajtimi mjekësor gjatë qëndrimit në Kosovë.
Kuvendi po ashtu i propozoi ministrit Agani bashkëpunim me një klinikë me reputacion të madh në Lozanë, e cila ka shprehur gatishmërinë e saj në këtë drejtim.
Mysafiri i lartë nga Prishtina u shpreh shumë i gatshëm për një bashkëpunim të tillë. Ai ka marrë në konsideratë të gjitha kërkesat, por edhe vullnetin etreguar nga Kuvendi për një bashkëpunim sa më të frytshëm në mes veti, thuhet veç tjerash në një komunikatë të dërguar nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










