Tematike
Senzorët nga Jena në Mars
Në bordin e "Curiosity", që tashmë ka aterruar në sipërfaqen e Marsit edhe senzorët e Institutit për teknologji fotonike (IPHT) nga Jena
Për shkak të shtypjes së ulët atmosferike vie deri tek dallimet e mëdha të temperaturave gjatë ditës dhe natës në planetin e Marsit. Gjatë ditës temperaturat mbërrijnë rreth 20 gradë, kurse gjatë natës zbresin deri në – 85 gradë.Senzorët nga Jena për matjen e temperaturës kaluan teste shumë më të vështira sesa këto që duhet t’i përballojnë në Mars. Këta senzorë përballuan 2000 herë cikle të temperaturave nga – 150 °C deri në 150°C.
Instituti për tekonologji fotonike ia arriti të depërtojë në një kokurrencë te fortë ndërkombëtare, thekson drejtuesi i grupit punues të institutit, Ernst Kessler.Senzorët studiohen, konfigurohen dhe prodhohen në kuadër të grupit punues të sektorit për detektim kuantik të IPHT-së. Secili nga senzorët infra të kuq gjendet në kapsollën e mbyllur hermetikisht, sepse, vetëm kështu, mund të garantohet funksionimi i tyre i papenguar.
Përmes këtyre senzorëve infra të kuq bëhet matja ekzakte deri në një të dhjetat e shkallës së Kelvinit e temperaturës në sipërfaqen e Marsit dhe atë pa ardhur fare deri tek kontakti i këtyre senzorëve me sipërfaqen e Marsit. Këto matje mundësojnë nxjerrjen e konstatimeve mbi procesin e krijmit të masave shkëmbore si dhe të shpërndarjes së ujit dhe të gjendjes së dioksidkarbonit.
Sonda hulumtuese “Curiosity”, një mjet eksplorues sa gjysma e madhësisë së një automobilit, do të jetë për një kohë të caktuar mjeti më kompleks që në të ardhmen mund t’i dërgojë edhe njerëzit në planetin e kuq.
Mbledhjen dhe analizimin e të dhënave e mundëson një pajisje tejet komplekse e sondës:
Sistemi lëvizës, i përbërë nga gjashtë rrota, të pëforcuara në dy shtylla të metalta. Secila nga rrotat është e pajisur me një elektromotor. Sonda është jashtëzakonisht e lëvizshme aq sa edhe të mund ë kthehet në vend;
DAN ( një mjet matës për hulumtimin e komponenteve ujëmbajtëse, i zhvilluar nga shkecëtarë rusë), i vendosur mbi rrotat e pasme të “Curiosity”;
Reaktori radionuklear MMRTG, i cili mund të furnizojë sondën hulumtuese me energji për vite të tëra (gjendet në pjesën më të pasme të sondës). Reaktori është krijuar nga nxehtësia e eksplodimit të 4.8 kg të dioksidit të plutoniumit, e cila mund të shndërrohet në energji elektrike.Veç kësaj, sonda ka edhe bateri litium- jonike.
Antena RUHF, fuksioini i së cilës është bartja e të dhënave në sondën “Mars Reconnaissance Orbiter” ose në “Mars Odyssey”, që kujdesen për bartjen e mëtejme të të dhënave në tokë.
Kompleksi SAM (“Sample Analysis at Mars”- zemra e sondës – ku, me ndihmën e një gaz-kromatografi dhe të dy spektrometrave, bëhen analizat e mostrave të shtresës së sipërfaqes dhe të gazrave të atmosferës së Marsit.
Instrumenti CheMin (“Chemistry & Mineralogy”), i pajisur me rrezatim rëntgeni, ku analizohen provat e mbledhura të shtresës së sipërfaqes së Marsit.
Antena “Rower Low Gain Antenna”, e cila mund të aktivizohet vetëm nëse ndodhin probleme me “High Gain Antenna”. E meta e “Rower Low Gain Antenna” është në aftësinë e saj të kufizuar transmetuese.Sistemi RAD për matjen e rrezatimit – sistem i zhvilluar nga shkencëtarët gjermanë.
MARDI, një kamerë me aftësi të mëdhe rezolucioni , detyra e së cilës përfundon me aterrimin e “Curiosity” në Mars. Detyrë e saj është fotografimi i zonës aterruese.
Krahu robotik, detyrë e të cilit është mbledhja e mostrave në Mars. Ky krah përbëhet nga spektrometri rëntgenologjik alfa (APXS) dhe nga një kamerë e aftësive të larta rezolucioni. Pëmes pajisjeve LED kjo kamerë mund të funksionojë edhe në errësirë.
Kapësja e krahut të robotit “turret”, detyra e së cilës konsiston në kapjen e sendeve , por edhe në ruajtjen e tyre, në rast se ato nuk përdoren.
REMS (“Rover Environmental Monitoring Station”), i cili grumbullon të dhënat më të rëndësishme meteorologjike në Mars, si: temperaturën, erën, shtypjen, lagështinë e ajrit dhe forcën e rrezatimit ultarviolet.
Mastcam – dy kamera me aftësi të lartë rezolucioni, të vendosura në shtyllën e sondës, që shërbejnë për soditjen e mjedisit dhe të atmosferës.
ChemCam (“Chemistry & Camera”) – një kompleks që studion në distancë thërmijat e shkëmbinjëve. Një lazer ngroh nënshtresën sipërfaqësore me çka lirohet gazrat të cilat analizohen nga një spektrometër. Kamera e vendosur ndihmon në shënjestrimin e tyre.
Cak i “Curiosity” është eksplorimi i kraterit Gale, me diametër prej rreth 150 km. Misionet e mëparshme në Mars patën dhënë shenja të ekzistimit të ujit do me thënë edhe të jetës në Mars. “Gale na ofron një mundësi të madhe për t’u rënë në gjurmë lidhjeve organike edhe pse deri tek arritja e një qëllimi të tillë jemi ende larg. Pa marrë parasysh se a do ta arrijmë që me këtë mision këtë qëllim apo jo, në Gale ka edhe struktura të tjera të llojllojshme që ofrojnë mundësinë e studimit të kushteve të ndryshuara jetësore në planet”, – thotë drejtuesi i ekipit hulumtues të Marsit në NASA, Michael Meyer.
Proejkti i shtrenjtë 2,5 miliardë dollarë do të zgjasë një vit marsor (rreth dy vite tokësore).
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente









