Shkurt.ch
Ndalohet synetia në spitalin e Cyrihut!
Në spitalin e fëmijëve në Cyrih utje tash e nuk do të lejohet operacioni i synetit, i kryer në baza fetare. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe vjen si jehonë e një vendimi të marrë ditë më parë në Gjermani nga Gjykata e Landit, në Këln, sipas të cilit një ndërhyrje e tillë paraqet lëndim trupor.
Mjekët të cilët në Gjermani i bëjnë synet fëmijët meshkuj duke pasur për bazë rregullat fetare, në bazë të vendimit të tillë do të përballen me ligjin, për kryerje vepre penale.
Ky vendim ka nxitur debat edhe në spitalin e Cyrihut për fëmijë. Përgjegjësi për informim në këtë spital ka deklaruar për mediet e këtushme se vendimi i përmendur gjyqësor nga Gjermania ka sjellë një mënyrë të re qasjeje etike lidhur me këtë problematikë. Për këtë arsye në spitalin në fjalë është marrë vendim që përkohësisht të ndërpriten operacionet e synetisë.
Me këtë akt synohet të krijohet qartësia nëse ndërhyrjet e përmendura kirurgjike, në kushtet kur fëmijët janë tepër të vegjël për të dhënë pëlqimin, janë të pranueshme ose jo.
Zëdhënësi ka shtuar se megjithatë nuk duhet pritur se do të ketë pasoja juridike për ata që bëjnë synet. Kjo, në radhë të parë për faktin se një vendinim i jë gjykate nga Gjermania, sikur në këtë rast, ajo e Këlnit, nuk mund të ketë ndikim në Zvicër.
Zyrtari për medie më tutje ka thënë se në këtë spital zakonisht janë kryer një deri në dy syneti në muaj. Ai ka shtuar se pas konsultimeve, së shpejti do të vendoset nëse këto operacione do të fillojnë të bëhen sërish ose jo.
Ndërkaq, operacionet e tilla, për shkaqe shëndetësore do të vazhdojnë të kryhen sikur deri më tash.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











