Shkurt.ch
Pas Cyrihut, edhe Vjena ndërpret ndjekjen ndaj Weltwoche-s
Ballina e revistës me fotografinë e Mentorit nuk përbën shkelje të dispozitave kundër racizmit
Prokuroria e përgjithshme e Vjenës ka vendosur të ndërpresë ndjekjen penale kundër javore zvicerane “Weltwoche”. Revista në fjalë ishte paditur për publikimin e fotografisë së fëmijës rom nga Kosova, Mentorit 4 vjeçar me një revole të drejtuar nga kamera. Njësoj sikur më parë prokuroria e Cyrihut, tash edhe ajo e Vjenës ka ardhur në përfundimin se ballina e revistës me këtë fotografi është legjitime, gjegjësisht nuk përbën shkelje të dispozitave kundër racizmit.
Nën fotografinë e Mentorit të vogël, të botuar në ballinën e revistës më 5 prill 2012 ishte vendosur një titull dhe një moto sipas të cilës, romët që në vogjëli i orientojnë fëmijët e tyre nga dhuna.
Reagimet që veprimin e “Weltwoche”-s e quanin racist kishin lindur kur qe bërë e ditur se fotografia e vogëlushit ishte marrë nga një fotograf italian. Ky i fundit kishte fotografuar gjendjen e mjerë të romëve në Gjakovë, dhe në mesin e tyre ishte edhe fotografia e Mentorit, të cilës, javorja zvicerane i kishte dhënë një konotacion tjetër.
Megjithë këtë, prokuroria e Vjenës e ka ndërprerë ndjekjen, që ishte iniciuar pasi që një gazetar austriak kishte ushtruar padi kundër Weltwoches për “gjykim paushall të romëve si kriminelë”.
Artikulli i botuar në “Weltwoche” me titullin “Ata vijnë, vjedhin dhe shkojnë” bën fjalë për klamet rome nga Evropa lindore që vijnë në Zvicër si turistë kriminelë. Sipas prokurores kompetemte të Vjenës artikulli i përmendur nuk bën thirrjepër dhunë kundër romëve. Romët po ashtu, përmes këtij artikulli nuk janë sharë në ndonjë mënyrë që shkel dinjitetin njerëzor.
Ngjashëm kishte arsyetuar disa javë më parë prokuroria e Cyrihut, me rastin e ndërprerje së ndjekjes penale kundër revistës “Weltwoche”, kryeredaktorit të saj Roger Koppel dhe dy gazetarëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












