Sport
Shaqiri nis aventurën në Bundesligë, mungon në olimpiadë
Shaqiri do të jetë përkrah Franck Ribery dhe Arjen Roben, dy lojtarë të klasit botëror
Kampionati Evropian tashmë mbetet histori, ndërsa starton prej fillimit një garë tjetër e futbollit profesionist.
Gjithashtu edhe Xherdan Shaqiri fillon betejën në klubin e ri gjerman, Bayern München.
Por, para se ylli 20-vjeçar të fillojë sot nga ora 15 për herë të parë stërvitjet për Byernin, trajneri i U21, Pierluigi Tami, do bëjë të ditur emrat e skuadrës së tij olimpike zvicerane. A do të jetë edhe Xherdani Shaqiri pjesë e skuadrës?
“Unë mendoj se çdo lojtar dëshiron të shkojë në olimpiadë”, thotë Shaqiri.
“Por, tendenca për mua është të qëndroj në Bayern, sepse unë jam një lojtar i ri dhe sa më shpejt që është e mundur më duhet të integrohem”, deklaron Shaqiri.
Bavarezët u përpoqën që futbollistët e rinj të mos jenë të detyruar t’i dërgojnë në Londër.
Konkurrenca te Bayerni do të jetë pakrahasueshëm më e madhe se në Basel. Shaqiri do të jetë përkrah Franck Ribery dhe Arjen Roben, dy lojtarë të klasit botëror.
Por, kjo nuk ka penguar xhuxhin maxhik. Në të kundërtën, ai thotë se do t’ia arrijë qëllimit.
“Unë përshtatem perfekt në Bajern, sepse kam mentalitetin e duhur dhe jam i gjithanshëm”, thotë Shaqiri. Gjithashtu Shaqiri premton një spektakël të madh futbolli.
“Me mua kurrë nuk do të jetë monotone”, thekson Shaqiri.
“Unë i hyj rrezikut në fushë duke bërë driblime. Më pëlqen e veçanta, unë jam një futbollist i rrugës. Unë jam nga natyra një lojtar ofensiv. Këtë e dinë në FC Bayern dhe për këtë më kanë angazhuar”, deklaron Shaqiri.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












