Sport
Xhakën nuk e lëshon Gladbach-u në olimpiadë!
Për rastin e Xhakës, trajneri Favre dhe shefat e klubit kanë vendosur: Ai duhet të qëndrojë larg olimpiadës
Sot e shpall ekipin e tij trajneri olimpik i Zvicrës, Pierluigi Tami. Dhe, në 18-shen do të mungojnë dy më të mirët: Shaqiri dhe Xhaka. Dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, që ndërkohë kanë kaluar në bundesligë, nuk lejohen nga klubet e tyre të reja që të mungojnë nga ushtrimet, për të përfaqësuar Zvicrën në Olimpiadë.
Për rastin e Xhakës, dje është mbajtur një mbledhje në Gladbach në mes të trajnerit Favre dhe shefave të klubit me ç`rast është vendosur që Xhaka të qëndrojë larg olimpiadës!
Në teori, federata zvicerane e futbollit mund t`i detyronte si Xhakën ashtu dhe Shaqirin që të luajnë për skuadrën olimpike. Por praktikisht kjo nuk pritet të ndodhë.
Shaqiri ka deklaruar se do të kishte dëshirë të shkojë në Londër por se prioritet ka skuadrën e re, FC Bajernin, kua ai duhet të integrohet dhe të gjejë vendin.
Në skuadrën olimpike të Zvicrës, pritet që, nga shqiptarët të jenë Behrami, Mehmedi, Abrashi dhe Kasami.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










